Helidon Bushati: Në fund të qeverisjes së PD u miratua fondi prej 5 miliardë lekësh
Deputeti i rilindjes për Shkodrën paska shpallur dje si arritje të madhe se janë duke biseduar rreth një projekti infrastrukture, në atë që njihet si Unaza e Alpeve.
Çdo investim në zonë do të ishte i mirëpritur dhe unë i pari do ta përshëndesja.
Dua vetëm të ndajmë punën nga propaganda.
Shihni çfarë diference ka deputeti i rilindjes sot, me veten e tij në vitin 2013. Dhe këtu del edhe dallimi i dy kohëve. Në fund të qeverisjes së demokratëve u miratua fondi prej 5 miliardë lekësh dhe ishte gati nisja e punës për aksin Prekal-Kir (Komuna Pult).
Deputeti i rilindjes e mban mend mirë se përveçse dëshmitar, ishte edhe i përfshirë në këtë projekt si drejtues i FSHZH. Sapo erdhi Edi Rama në pushtet, e mori atë buxhet, dhe e dërgoi në Korçë.
Ky ishte pra vullneti i rilindjes për qarkun e Shkodrës.
Sot, i njëjti na e hedh si realizim premtimi e si vemendje, një gjë që është në fazën e diskutimit. Po 8 vitet e humbura? Po për këto kush mban përgjegjësi? Mund të kalohet një ditë më propagandë, ndoshta dhe një javë.
Po faktet janë aty dhe s’të lënë të shkosh larg.