Gjekmarkaj: Raporti për çështjen e medias është më realisti, në unison me qëndrimet e opozitës

Në qoftë se kjo pjesë ku flitet për mediat, do të flitej për Italinë, unë jam i bindur që bota gazetareske italiane do të ishte në revoltë.

Një revoltë pozitive që do të gjente zgjidhje nga reagimi i politikës, reagimi i drejtësisë dhe sensibiliteti i shoqërisë.

Në vendin tonë, në vendin tim, revolta është korruptuar, revolta është asgjësuar, është vrarë, qoftë edhe nën sehirin e bashkësisë ndërkombëtare në Tiranë.

Gjithsesi, e thash në fillim që raporti, për herë të parë nën optikën time, për çështjen e medias është më realisti.

Jo sepse është në unison me qëndrimet e opozitës për çështjet e medias, por më shumë të shoqërisë, e cila vlen më shumë se opozita dhe maxhoranca në tërësinë e vet.

Gjithsesi, dua të shpreh këtu një shqetësim të thellë që me lind nga leximi i këtij raporti, sesi gazetari shqiptar mund t’i zgjidh problemet e tij.

Nuk ka asnjë mënyrë. Ai duhet të modifikohet, duhet të nënshtrohet, duhet të mbijetojë për rrogën dhe bukën e gojës.

Por këtu e pëson lajmi i cili modifikohet, shndërrohet në propagandë; si i tillë i pavërtetë, si i tillë çon drejt manipulimeve të shumta shoqërore.

Çështja tjetër që mua më shqetëson është qasja që kemi patur për dy institucione themelore, që ju e përmendni në raport me vërtetësi madje.

Çështja e AMA-s, ku vini theksin në kontestimet që ka patur zgjedhja e kryetares së saj.

Në fakt, nuk është një kontestim i vogël. Është diçka themelore, është raporti me ligjin, ju e dini më mirë se unë.

Ku mungon ligji, fillon xhungla dhe sundimi.

Ka qenë zëdhënëse e Partisë Socialiste zonja që është zgjedhur, duke thyer ligjin.

Çështja tjetër është çështja e radio-televizionit, ku sot 8 përfaqësues janë përfaqësues të maxhorancës, duke prishur edhe kriteret e “opozitës lodër” që ishte dy vitet e fundit në parlament.

Ku relatori ishte përfaqësues i PS që kandidoi në Berat dhe kryetari i Komisionit që ishte në vendin tim, që ishte i opozitës, kandidoi për PS në zgjedhje dhe ishte i 30-i në listën e Tiranës.

Çështja është që problemet tona nuk do i zgjidhni ju por duhet t’i zgjidhim vetë.

Pjesërisht kemi dështuar për t’i zgjidhur sepse jemi në një rreth vicioz.

Unë flas kur kuptoj sepse kur nuk kuptoj, hesht. Flas për të kuptuar më shumë se si do t’i zgjidhim këto rrethe vicioze ku kemi hyrë.

Na duhet ndihma juaj, fatkeqësisht, kur s’jemi të zotë t’i zgjidhim vetë.

Artikulli paraprakBylykbashi: Partia-shtet ndërhyri në proçesin zgjedhor. SPAK nuk parandaloi dhe as goditi shit-blerjen e votës
Artikulli tjetërProgres Raporti i BE ngel në klasë Sektin Rama