Vettingu në politikë, Basha publikon videon: Pastrimi i politikës nga krimi e korrupsioni, interesi i të gjithë shqiptarëve 

Është interesi i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe i demokratëve të thjeshtë, që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja, kanë përdorur politikën për tu pasuruar paligjshmërisht dhe ç’është më e keqja, kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar.

Kanë shkatërruar konkurrencën në treg që është themeli i zhvillimit të ekonomisë dhe punësimit, duke fuqizuar një grusht njerëzish, vetëm e vetëm sepse ndajnë me ta favore, privilegje, pushtet dhe para, në kurriz të qindra-mijëra sipërmarrësve të ndershëm.

https://twitter.com/i/status/1451073525301882882

Artikulli paraprakBojkoti i PS, Enkelejd Alibeaj: Synohet pengimi i hetimit të zgjedhjeve
Artikulli tjetërDhunohet kryebashkiaku i Ramës në Selenicë