Deputeti Korreshi i drejtohet Ballukut: Kurseni ndonjë biftek te Nusreti dhe mbaroni mbikalimin

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka regur pas protestës së banorëve në aksin Lushnje-Fier mëngjesin e kësaj të Shtune, të cilët kundërshtojnë vendosjen e barrierave metalike në një kryqëzim.

Korreshi bën apel që autoritetet të përfundojë mbikalimin në këtë zonë.

Reagimi i plotë i deputetit Korreshi

Zemerimi qytetar per mbylljen e rruges te pushimi i shoferit.

Nje akt i cili vetem ka krijuar kosto per 80 mije banore.

I drejtohem Ministres se Transportit te nderhyje menjehere per zgjidhjen perfundimtare te kesaj situate duke perfunduar mbikalimin ne kete aks.

Struktura e betonit ka mbi 20 vite e pa shfrytezuar se i mungon lidhja me rrugen.

Kurseni ndonje byftek tek Nustreti e clirojeni nga kjo barre kete komunitet.

Hidhi syte edhe nga Lushnja leri urbanet e Tiranes te meret Lali Euri.

1 22

4 3

Artikulli paraprakFoto/ Banorët në protestë kundër vendimit të qeverisë, bllokohet autostrada Lushnje-Fier
Artikulli tjetër“Masakra zgjedhore”/ Basha: Ja pse Komisioni Hetimor është i domosdoshëm