“Masakra zgjedhore”/ Basha: Ja pse Komisioni Hetimor është i domosdoshëm

Basha: Komisioni hetimor i domosdoshëm për të penguar përsëritjen e gërshetimit të partisë, shtetit, krimit dhe oligarkisë si një nyje në fytin e shqiptarëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një konference për shtyp sëbashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe nënkryetaren e PD, Grida Duma, u shpreh se, Komisioni Hetimor është i domosdoshëm për të penguar përsëritjen e gërshetimit të partisë, shtetit, krimit dhe oligarkisë si një nyje në fytin e shqiptarëve

Në aksionin e saj politik në nisje të parlamentit, ndër të tjera Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e 3 komisioneve hetimore, një komision hetimor për masakrën zgjedhore, një komision hetimor për inceneratorët e mafies së dhe një komision hetimor për çështjen Becheti.

Siç e keni prë, Komisioni Hetimor për Masakrën Zgjedhore është ngritur, dhe pavarësisht përpjekjeve për ta sabotuar atë, vijon dhe ne do ta çojmë deri në fund zbardhjen e asaj që ndodhi me votën e shqiptarëve, me qëllim krijimin e të gjitha kushteve të domosdoshme për të penguar përsëritjen lidhjes të shtetit, krimit dhe oligarkisë si një nyje në fytin e demokracisë shqiptare.

Artikulli paraprakDeputeti Korreshi i drejtohet Ballukut: Kurseni ndonjë biftek te Nusreti dhe mbaroni mbikalimin
Artikulli tjetërBasha: Komisionet hetimore për inceneratorët dhe Becchettin mund të vonohen, por nuk pengohen dot!