PD dorëzon në Kushtetuese padinë për pengimin e Komisionit “Becchetti”: Rama shkaktar i dëmit 120 milionë euro

PD dorëzon në Kushtetuese padinë për pengimin e Komisionit “Becchetti”, PD: Rama shkaktar i dëmit 120 milionë euro, ka frikë të hetojë.

DEKLARATA PËR MEDIA E N/KRYETARES SË PD GRIDA DUMA DHE SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD GAZMENT BARDHI TEK GJYKATA KUSHTETUESE

Grida Duma: Jemi sot në Gjykatën Kushtetuese sa i përket hapjes dhe miratimit të Komisionit Becchett-i, çështjes “Becchett-i”.

Pa dyshim, fitorja e parë e Partisë Demokratike është fakti që ata treguan publikisht që nuk miratojnë dot një komision hetimor sepse janë të qartë që është një çështje e humbur.

Është e qartë pse?! Sepse në dy dekada është traditë normale që nuk ka nevojë për miratimin e asnjë force politike, komisionet hetimore me ¼ e deputetëve mblidhen dhe kjo mjafton është e legjitimuar për të ngritur komisionin hetimor.

Padyshim, Partia Demokratike nuk kënaqet dhe nuk mundet që të ndalojë thjeshtësisht tek një fitore publike, mediatike dhe e bërë pasi është bërë fare e qartë se Rama ka frikë të hetojë sepse e di që është shkaktar, përgjegjës për 120 mln euro të cilat arsyeja për të cilat Komisioni Hetimor ekziston dhe duhet të ekzistojë.

Megjithëse po vonohet por nuk pengohet dot plotësisht, e sigurt është që Shqipëria është e vonuar në shumë aspekte, por le të përpiqemi që të mos jetë një çështje e penguar dhe harruar.

Dhe ne këtë do të bëjmë sepse 120 mln euro i Arbitrazhit Ndërkombëtar që ndëshkon Shqipërinë që ta paguajnë shqiptarët, ku shkaktar është Rama dhe keqqeverisja, për shkak të faktit të thjeshtë se politika merr hak politikisht ndaj një media, ndaj një investitori etj, etj. pra shkaktar janë ata, duke influencuar edhe tek gjykata shqiptare, të cilat në përfundim marrin vendime që ndëshkohen nga gjykatat ndërkombëtare.

Kjo është çështja dhe 120 milionët ne do të luftojmë deri në fund që të mos ta paguajnë shqiptarët por ta paguajnë shkaktarët, “Rama and company”.

Pyetje: Pse vendosi Partia Demokratike të vihet në lëvizje tani, ndërkohë që vendimi i zbardhur i Gjykatës së Arbitrazhit është bërë që në muajin prill?

Grida Duma: Së pari, jeta parlamentare dhe Komisioni Hetimor Parlamentar nis kur nis zyrtarisht Parlamenti dhe ne nuk mund të nisim në Prill kur jemi në Parlament në shtator. Në këto kushte kemi bërë hapat e parë të Komisionit Hetimor që në fillesën e javës së parë, të dytë, të tretë të Parlamentit. Nuk jemi të vonuar por jemi të shpejtuar. Ndoshta dikush na pyet, përse keni nisur me një axhendë kaq të ngarkuar.

Gazment Bardhi: Asokohe kur vendimi u bë publik Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim në SPAK për përgjegjësit e kësaj afere 120 milionë Euro. Këtu bëhet fjalë për një hetim Parlamentar, për të përcaktuar përgjegjësitë administrative secilit prej zyrtarëve publikë dhe për t’i përballur ato me pasojat financiare që sjell ky vendim.

Përsa i përket aksionit tonë, që në Prill kur janë publikuar faktet, kemi depozituar kallëzim penal në SPAK. Kemi ndjekur të gjitha rrugët institucionale qoftë hetimin penal, duke investuar SPAK-un, dhe sigurisht në shtator kur jemi rikthyer në Parlament kemim paraqitur kërkesën për Komision Hetimor.

Pyetje: Po me Komisionin Hetimor për Inceneratorët çfarë po ndodh?

Gazment Bardhi: Siç e dini nuk ka patur bisedime të tjera. Ne kemi depozituar kërkesën në Kuvend. Kanë kërkuar 1 javë kohë për të reflektuar mbi kërkesën dhe besoj të enjten do të jetë për votim. Shpresojmë pa surpriza në seancën e radhës parlamentare. Ne kërkojmë të hetohet afera e inceneratorëve, jo të krijojmë grup pune për mbetjet. Ato i krijon qeveria e cila nuk bën asnjë punë vetëm krijon grupe pune.

 

Exit mobile version