Basha: Taksa e ryshfetit u kushton bizneseve shqiptare rreth 550 milionë euro në vit

“Taksa e ryshefetit”/ Basha: Shqipëria e dyta në botë pas Zambias për ryshfetin. 

Një tjetër raport që dua të sjell përpara vëmendjes së qytetarëve sot, është ai i kryer nga Banka Botërore dhe BERZH në 141 shtete.

Ky është një nga vrojtimet më prestigjoze të botës për matjen e korrupsionit që hasin bizneset.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe BERZH, sipërmarrjet shqiptare pagujanë mesatarisht 3.1% të xhiros së tyre vjetore si rryshfet për zyrtarët dhe politikanët.
Kjo shifër është tre herë me e lartë se ajo e raportuar në vitin 2013.

Fatkeqësisht, taksa e ryshfetit, e rendit Shqipërinë të dytën në botë pas Zambias.
Pra edhe njëherë kemi një zhvendosje në një tjetër kontinent të vendit tone, në Afrikë, për shkak të korrupsionit.

Exit mobile version