Basha: Ne e kemi hedhur hapin e parë. Kundërshtarët e egër të këtij propozimi janë ata që rrezikojnë qëndrimin në këtë sallë, për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve të tyre me krimin
Dhe propozimi i tretë, ai i Vettingut të politikanëve, që është edhe një nga mjetet që mund të adresojë më së miri prodhuesin e renditjeve që prezantova pak më parë, nëpërmjet pastrimit të politikës nga të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin.
Pastrimin e politikës nga të gjithë ata që kanë abuzuar dhe abuzojnë me fuqinë që u është besuar për përfitme personale, duke braktisur interesin e qytetarëve, duke u kthyer ne pengesë të mirëqeverisjes dhe prodhues krizash që i shërbejnë vetëm një grushti të vogël njerëzish, që përfitojnë nga korrupsioni dhe mungesa e besimit që ai ngjall te aftësia dhe forca e njerëzve për të ndryshuar rendin e gjërave.
Ne e kemi hedhur hapin e parë. Jam i bindur që debati nuk do të mungojë. Jam po ashtu i binudr që kundërshtarët e egër të këtij propozimi janë ata që rrezikojnë qëndrimin në këtë sallë, apo në cdo karrike tjetër që mbajnë në emër të qytetarëve, për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve të tyre me krimin.
Por kjo nuk do të na pengojë.
Nuk do të na pengojnë as ata që opozitën e opozitës e kanë sport kombëtar, të cilët, pasi për tre dekada kanë lëshuar romuze kundër politikanëve, nëpër kafe apo emisione, e sot kanë zhvilluar empati dhe dhembshuri për politikanët që do të kalojnë sitën e vettingut.
Basha: Kjo është një gjendje e jashtëzakoshme që kërkon mjete të jashtëzakoshme për zgjidhjen e saj.
Asgjë nga këto nuk do të ketë rëndësi për ne, sepse këto nuk janë prioritete të Partisë Demokratike, por prioritete të qytetarëve të këtij vendi që duan t’i japin fund lidhjes së politikës me krimin, që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë të zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar,që duan ta shohin Shqipërinë të përparojë drejt Bashkimit Europian, e jo të konkurojë me shtetet e Unionit Afrikan, në listën e zezë të vendeve të korruptuar dhe autoritariste.
Kjo është një emergjencë kombëtare, një gjendje e jashtëzakoshme që kërkon mjete të jashtëzakoshme për zgjidhjen e saj.
Ndaj i takon anëtarëve të këtij Parlamenti të mbajnë një qëndrim mbi atë që shqiptarët duan dhe presin për të pasur një të ardhme më të mirë, e për t’i dhënë fund një tranzicioni të tjezgjatur.