Skandal! Zv/ministri i Energjitikës, Ilir Bejtja fyen të vdekurit në burgje për borxhet ndaj OSHEE

“Nuk u vetëvra për 35 mijë lekë borxh, por për mendtë e kokës”

Në mungesë të argumentave për borxhin e lartë të OSHEE dhe rritjen e borxhit nga muaji në muaj, zv ministri i Energjitikës foli me përbuzje dhe përçmim për kryefamiljarët që kanë vrarë veten në burg për shkak të pamundësisë për të shkuer borxhin ndaj OSHEE.

Duke iu përgjigjur opozitës për rastin e një personi të vetëvrarë në burg, ku ishte për 35 mijë lekë të vjetra, Ilir Bejtaj tha se, “ai s’u vetëvra nga borxhi, por nga mendtë e kokës”.

Deputeti Gazment Bardhi i kërkoi të tërhiqte fjalët se po gënjente dhe po fyente një të vdekur, por përfaqësuesi i qeverisë këmbënguli në qendrimin përbuzës duke u shprehur se nuk e kuptonte që dikush të vrasë vetem për 35 mijë lekë të vjetra.

Exit mobile version