Vonon prej 10 vjetesh zbatimin e bypass-it te Elbasanit dhe autostraden Elbasan-Qukës
Qeveria nuk ka një plan për rrugët ndonëse financimi nuk ka munguar.
Dje në komision u diskutua për Ratifikimin e Marrëveshjes me qeverinë Italiane për financimin e dy projekteve shumë të rëndësishme për Qarkun e Elbasanit: Hartimi i projekt-zbatimit final për By Pass-in e Elbasanit dhe autostradës Elbasan-Qukës.
Në këto projekte kam qënë pjesë ideimit dhe hartimit të tyre që para 10 vitesh, por ende kjo qeveri nuk ka nisur nga zbatimi i tyre.
Më tej, projekte të nisura si ai i Qaf-Plloçë-Qukës dhe Librazhd-Bulqizë nuk kanë përfunduar ende.
Qeveria po mban zvarrë ndërtimin e rrugëve në Qarkun e Elbasanit dhe nuk ka ndërment të japë afate për projektet.
Shqipëria e ka emergjente zhvillimin e infrastrukturës por fatkeqësisht me këtë qeveri nuk është ndërtuar asnjë projekt madhor.