Çfarë po ndodh në Krujë? 130 qytetarë të tjerë përfundojnë në spital prej helmimit nga uji

Situata në Krujë vijon të jetë e rënduar prej helmimit nga uji. Nga mesdita e djeshme deri sot në mëngjes, raportohet se kanë qenë rreth 130 persona, që i janë drejtuar spitalit për ndihmë, ku fluksi më i madh ka qenë gjatë darkës.

Sipas raportimeve, depozita kryesore është dezinfektuar, dhe pritet leja nga ISHP për të nisur furnizimin me ujë të qytetit.

Ndërkohë, ditën e djeshme prokuroria ka zbarkuar te ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Krujë, ku janë marrë disa dokumente, si dhe janë marrë në pyetje drejtues të këtij institucioni.

Mediat raportuan se, në mostrat e ujit në Krujë, që dyshohet se ka shkaktuar simptoma helmimi te mbi 600 qytetarë duke filluar nga e diela e 24 tetorit, është gjetur sasi e lartë bakteriale. Referuar raportimeve, bëhet fjalë për streptokok fekal dhe Escherichia coli (E. coli), sipas rezultateve të dala nga analizat e para të ujit që ka kryer drejtoria e Shëndetit Publik të Krujës.

Artikulli paraprakKanabisi në proces tharjeje, gati për trafikim! Gazetarja zbulon kapanonin e drogës
Artikulli tjetërZëvendësimi i koncepteve me prindër 1 dhe 2, Boçi: Formularët e shpërndarë në kopshtet e Tiranës janë skandaloze!