Aksident i rëndë në Shkodër, ndërron jetë në spital njëri nga 4 të plagosurit

Një aksidnet i rëndë ka ndodhur në Shkodër gjatë mesditës në aksin Shkodër – Hani i hotit. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, ndërkohë personi i cili ishtë në gjendje më të rëndë ka ndëruar jetë në spital.

Ai është Durim Lushaj, pasagjeri që udhëtonte në mjetin tip “Volksvagen”

Aksidenti ka ndohur pranë rrethrrotullimit në hyrje të qytetit të Koplikut.

Njoftimi i policisë

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në unazën e qytetit të Koplikut, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Rrashkullaj, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin  L. B., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri që udhëtonte në mjetin tip “Volksëagen”  shtetasi D. L., rreth 45 vjeç dhe janë plagosur shtetasit L. B. (drejtuesi) dhe E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakGardisti plagoset me armë në Durrës
Artikulli tjetërAleanca: SPAK të sekuestrojë truallin e Teatrit Kombëtar