“Në Kushtetutë ndërhyhet vetëm 1 herë”/ Bardhi argumenton shtyrjen e diskutimit të veçantë për nismën e PS

“Në Kushtetutë ndërhyhet vetëm 1 herë, diskutimi i nismave të bashkohet”

FJALA E GAZMENT BARDHIT NË KOMISION

Nisma për ndryshimin e Kushtetutws nuk mund të trajtohet as nga komisionet, as në Këshillin e Legjislacionit, pa u përfshirë më parë në kalendarin e punimeve ë Kuvendit. Konferenca e Kryetarëve e miratuar në seancën plenare të datës 25 tetor, ka vendosur bashkimin e të dyja iniciativave ligjore.

Pika 17 e kalendarit të punimeve të Kuvendit, i ka bashkuar të dyja iniciativat, qw ë do të thotë, në momentin që Kryetarja e Kuvendit nxjerr urdhrin për thirrjen e mbledhjes së përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe të Komisionit të Ligjeve, do të duhet të ndjekë atë që ka miratuar konferenca e kryetarëve që është njoftuar dhe është kthyer në vendim nga seanca plenare.

Në zbatim të nenit 27 zonja Kryetare, do të duhet që në urdhrin tuaj për thirrjen e kësaj mbledhje të ishin përfshirë, kur të plotësohet afati, të dyja iniciativat, duke qenë se është vendosur bashkimi i tyre nga Konferenca e Kryetarëve.

E dyta. Bëhet fjalë për ndryshime. Këtu nuk bëhet fjalë çfarë mendon opozita dhe çfarë mendon mazhoranca. Kjo është një iniciativë që kërkon votat e përbashkëta. Ndryshimi Kushtetues është një iniciativë që kërkon votat e më shumë se sa një grupi parlamentar dhe në këtë kuptim, do të duhet të ndërtohet një proces i përbashkët. Sot ju do të na kërkoni ne nëse do të vijohet që ne të caktojmë relatorët, sepse ndryshimet kushtetuese kanë dy relatorë, njëri nga mazhoranca dhe një nga opozita. Ne po kërkojmë shtyrjen e kësaj mbledhje. Respektimin e nenit 27 të rregullores, zbatimin e vendimit të Konferencës së Kryetarëve që është kthyer në vendim të seancën plenare dhe miratimin e një urdhri nga ana juaj që na lejon apo na mundëson shqyrtimin e të dyja iniciativave, sigurisht që një ndryshim ligjor në rastin konkret, një ndryshim Kushtetues, mund të prekë më shumë se sa një çështje. Mund të prekë gjyqësorin, parlamentin, por kjo nuk nënkupton që ne do t’i shqyrtojmë shtatë propozime për ndryshime kushtetuese, shtatë propozime t’i shqyrtojmë të ndara se nuk do të ndërhyjmë shtatë herë në Kushtetutë.

Do tw ndërhyhet vetëm një herë dhe për këtë arsye kërkojmë edhe një herë për të vijuar bashkërisht procesin për ndërhyrjen në Kushtetutë, kërkojmë shtyrjen e kësaj mbledhje ashtu siç propozoi kryetari i Grupit.

Nëse doni ta vazhdoni këtë proces vetëm, sigurisht që mund ta vazhdoni, ështe drejta juaj, por nuk mund të na detyroni ne, të shkelim rregulloren e Kuvendit, të shkelim vendimin e seancës plenare që i ka bashkuar të dyja inisiativat bashkë.

Exit mobile version