Rushaj dhe Tabaku takohen me Presindetin dhe Drejtorin e Përgjithshëm të NDI për Europën Qendrore dhe Lindore

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, z. Alfred Rushaj dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian znj. Jorida Tabaku u takuan sot me Presindetin e NDI z. Derek Mitchell dhe Drejtorin e Përgjithshëm të NDI për Europën Qendrore dhe Lindore z. Robert Benjamin.

Z. Rushaj e falenderoi presidentin Mitchell për ndihmën e pakursyer që NDi i ka dhënë jetës parlamentare në Shqipëri dhe veçanërisht PD-së. Ndërkohë që znj. Tabaku shprehu vlerësime në ndihmën specifike që NDI ka dhënë për të rinjtë e PD dhe gjithashtu për zonjat në këtë forcë politike.

Z. Mitchell dhe z. Benjamin u njohën gjithashtu me procesin e krijimit të Institutit Parlamentar, një gurë themeli në lidhje me transparencën edhe gjithëpërfshirjen e qytetarëve në jetën politike dhe politikbërjen. Ata theksuan rëndësinë e këtij procesi dhe domosdoshmërinë që Shqipëria ka për transparencën.

Takimi i tyre pati në fokus rëndësinë e Vettingun në Politikë dhe ndryshimet kushtetuese që PD ka kërkuar në Parlament si një mjet për të përforcuar më tej demokracinë në vend. Përfaqësuesit e opozitës u shprehën se janë plotësist në mbështetje të krijimit të këtij organizmi, përmes një procesi të rregullt dhe gjithëpërfshirës së bashku me opozitën.

Ata gjithashtu u shprehën se komisionet parlamentare po përdoren nga opozita për të pasur nën kontroll qeverinë, sikundër informuan presindetin e NDI dhe Drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore për komisionet hetimore që ka ngritur opozita.

Ata përshëndetën dhe vlerësuan Partinë Demokratike për përfsrhijen e grave dhe të rinjve në politikë. Si dhe shprehën gadishmërinë për vazhdimin e mbështetjes së tyre në ndihmë të jetës parlamentare.

2 1

Artikulli paraprakDrone turke në lindje të Ukrainës shkaktojnë trazira
Artikulli tjetërRama bën gati një tjetër taksë mbi karburantin