Video/ Si mashtruan Rama dhe Balluku me “Rrugën e Arbrit”

“29 nëntor, hapet për qarkullim Rruga e Arbrit!”. Një deklaratë e ministres se Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka entuziazmuar banorët e qarkut Dibër. Por, a do të hapet e gjitha?! BoldNews.al bëri një vëzhgim të plotë në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge. Rezultati ishte befasues: Nga e gjithë gjatësia, do të hapet për qarkullim rreth 1/3 -ta. Natyrisht, mjetet propagandistike të qeverisë kanë sjellë një çoroditje te banorët, pasi çdo ditë kanë parë që segmente të tëra janë ndërprerë. Por, nëpërmjet fotove dhe videove, po hedhim dritë mbi këtë segment.

Video: Segmenti nga zona e quajtur Shkalla e Tuajnit, deri në fshatin Bastar, asnjë punim

Sipas vëzhgimit të BoldNews.al, rruga nga zona e quajtur Shkalla e Tujanit, deri në fshatin Bastar, ende nuk ka përfunduar. Është bërë traseja, ndërkohë që nuk është shtruar me asfalt. Punimet janë ndërprerë dhe në zonë s’ka asnjë makineri.


Foto dhe video: Ende s’ka përfunduar tuneli i Murrizit, mjetet do kalojnë nga një rrigë dytësore, shumë e ngushtë

Një nga veprat kryesore të rrugës së Arbrit, ka qenë tuneli i Murrizit, që lidh zonën e Tiranës me zonën e Klosit. Tuneli ende s’ka përfunduar, pasi ka pasur rrëshkitje të mëdha. Për këtë arsye, mjetet do të kalojnë në një rrugë të ngushtë me kthesa të forta për dhjetëra kilometta. Madje, në lartësi tepër të madhe. Me afrimin e dimrit, në këtë zonë bie borë dhe rruga ngrin. Por, ngushtësia dhe kthesat e forta e bëjnë akoma më të rrezikshme. Gjithashtu, edhe sinjalistika lë shumë për të dëshiruar.


Video: Dy tunelet që të çojnë në Klos kanë përfunduar

Një segment i shkurtër, nga dalja e tunelit të Murrizit, deri në fshatin Fshat të Klosit ka përfunduar. Këto jane kilometrat e vetme të hapura të kësaj rruge. Madje, ka përfunduar edhe një urë, që të çon në këtë fshat.


Video: Hapja e Rrugës së Arbrit do të jetë deri në fshatin Fshat të Klosit, më pas mjetet do të kalojnë në rrugën e vjetër Klos-Bulqizë

Automjetet që duhet të shkojnë në Bulqizë dhe Peshkopi duhet të devijojnë nga rruga e Arbrit, në rrugën e vjetër Klos-Bulqizë. Në këtë zonë po ndërtohet një rrugë lidhëse, e cila ende s’ka përfunduar.


VIDEO nga tuneli i Qafë Buall

6af12182 16b2 4c49 aabe e1d40a5c76d0
Foto: Rruga e Arbrit, nga Klosi në Bulqizë, në vendnumëro

Nëpërmjet fotove dhe videove faktuam se rruga e Arbrit është ndërtuar me copa deri në Klos. Madje, s’ka përfunduar së ndërtuari ura e dytë në Klos dhe segmenti në Fushë Bardhë deri në Qafën e Buallit.

Ky segment, siç duket edhe nga fotot, është lënë në mëshirë të fatit. Ende s’ka përfunduar traseja. Madje, s’ka përfunduar ndërtimi i tunelit në Qafë Buall. Mjetet duhet të kalojnë në rrugën e vjetër për në Bulqizë. Ndërkohë, segmenti nga Bulqiza deri në Shupenzë ka qenë i përfunduar vite më parë. Ka përfunduar ndërtimi i rrugës nga Shupenza deri në Bllatë.

Rama dhe Balluku thanë se Tirana do lidhet me Dibrën për 45 minuta. Nga vëzhgimi i BoldNews.al, rezultoi se ky itinerar bëhet për plot 2 orë e 30 minuta. Por, tashmë na ngelet të shohim fotot dhe videot e datës 29 nëntor: për sa minuta do e bëjë rrugën Balluku dhe Rama nga Tirana deri në Peshkopi? /BoldNews.al

Artikulli paraprakBerisha: Kumbar Olsi dhe Ndrikull Xhaçka miq të pandarë në bixhozin me Call Center
Artikulli tjetërBeteja e parë hipersonike e US Army