Shkrirja e gjykatave në Jug, Zhupa: Qeveria të tërhiqet, shton kostot për qytetarët

Qeveria parashikon të mbyll Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë dhe Gjykatën e Apelit Gjirokastër që mbulojnë me juridiksion ankesat e qytetarëve dhe subjekteve të Sarandës, Ksamilit, Konispolit, Finiqit, Delvinës, zona që përfaqësoj si deputete.

Ky është një akt i dëmshëm për banorët e këtyre zonave dhe një akt i papërgjegjshëm i qeverisë nga i cili duhet të tërhiqet.

Qytetarët do kenë pamundësinë për të shkuar në gjykatë për shkak të largesisë, gjendjes
ekonomike, rrugëve të amortizuara.

Shumë qytetarë do të vuajnë rritjen e kostove, humbjen e kohës duke i cënuar kështu në të drejten qe pretendojne se mund ta zgjidhin në këto gjykata.

Nëse Gjykata e Sarandës do të shkrihet dhe do të bashkohet me atë të Rrethit Gjyqësor Gjirokaster, konstatohet se vetëm largësia për të shkuar qytetaret e ketyre zonave në Gjykatën Gjirokaster, duhet të udhëtojnë rreth 80 – 90 apo 130 km rrugë duke llogaritur fshatrat e larget të ish Rrethit Sarandë. Nëse Gjykata e Apelit Gjirokaster shkrihet dhe bashkohet me atë të Vlorës ose dërgimi në Fier, aksesi për të shkuar pranë Gjykatës nga qytetarët e Bashkisë Sarandë , Delvinë , Finiq, Konispol shkon rreth 150 – 180 kilometra pa llogaritur kthimin.

Imagjinoni kostot financiare dhe kohore për qytetarët. Por gjithashtu edhe shpenzimet e transportit dhe sigurisë dhe angazhimin e stafit të drejtorisë së burgjeve për dërgimin për gjyqe të burgosurit për cilëndo vepër penale në Gjirokastër apo me keq në Fier ose në Vlorë.

Fakt është që për shkak që këto zona jane bregdetare dhe vuajnë një problem madhor në vite të pronësisë ne marrëdhënie me zyrat e Kadastres etj, ku dhe mbi 18.000 dosje të Agjenise se Trajtimit të Pronave ja kane kaluar për kompetencë Gjykatave te Shkalles së Parë, bëjnë që interesi i qytetarëve të këtyre zonave është shumë i lartë.

Ligji ka përcaktuar se gjykata më e vogël mund funksionoj me trupë prej 7 gjyqtarësh.

I bëj thirrje Institucioneve të Drejtesise që në rekomandimet e tyre të pengojnë mbylljen e Gjykatës së Sarandës, të shtojnë numrin përkates të gjyqtarëve, gjithashtu Gjykatën e Apelit Gjirokaster si institucion i nje rendesie te vecante i rajonit te jugut te ekzistoj bashkë me prokuroritë pranë këtyre gjykatave.

Artikulli paraprakBasha: Halli më i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës!
Artikulli tjetërRama, pasi iku me turp nga Vlora rikthehet si lugat nëpër pyje