“Akademia e barinjve”/ Ministrja jep sqarime: E kemi parë në…

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca u rrek të shpjegonte këtë të Martë ç’ka nënkuptoi kur foli për akademinë e barinjve.

“…Nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj. Barinjtë duan të bëjnë një profesion që është më i lehtë. Është një profesion që është e vështirë dhe duam ta ruajmë dhe do të nxisim të rinjtë, do shkojmë t’i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë, dhe do i subvencionojmë vetëm për mbajtjen e tufës. Jemi të vetëdijshëm për këtë problem, duam të mbështesim fermat e mëdha. Të bashkohen fermerët të mos mbajnë nga një lopë”, tha Frida Krifca, ministre e Bujqësisë, disa ditë më parë në komisionin e veprimtarisë prodhuese.

Këtë të Martë, nga e njëjta karrige që bëri deklaratën e cila shkaktoi reagime të shumta, u shpreh se “një keqkuptim të ndodhur me kuptim e fjalës akademi”.

Megjithatë, shtoi se “kjo është një eksperiencë që ne nuk e kemi shpikur, e kemi parë në disa vende të botës”.

“Zvicra, Anglia, Spanja, kanë një qasje drejt zgjidhjes së problemit të emigrimit të njerëzve nga profesioni i blegtorit, i bujkut, i profesionit të vështira të bujqësisë, të cilët po përpiqen ti adresojnë duke dhënë mbështetje për formimin e tyre për ti angazhuar më tej në këto profesione. Dhe e kemi konsultuar dhe me donatorët. Në fakt, unë që në përudhën time si drejtoreshë e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural jam konsultuar dhe me Universitetin Bujqësor, por dhe me programe të ndryshme dhe me donatorë. GIZ-i ka qenë një partner.

Ne kemi filluar që në 2018-ën të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme, me panele diellore, në mënyrë që të lehtësojmë jetën e këtyre profesionistëve në zanatin e vet. Dhe është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë dhe ta ndihmojmë pikërisht për të ruajtur traditën në fusha të tilla. Dhe kjo nuk është vetëm e shprehur në blegtori apo në zanatin e barinjve, por edhe në zanate të tjera të fermerëve të rinj që i bashkohen trupës së bujqësisë. Kështu që do kemi mundësi në vijim të shpalosim programin më tutje”, shtoi më tej ministrja.

Exit mobile version