Hetimi për incineratorët, PD 12 kërkesa për zbardhjen e aferës korruptive 

Komisioni Hetimor për incineratorët ka dërguar 12 kërkesa për hetimin e aferës që u merr shqiptarëve rreth 400 milionë euro për llogari të kompanive, të regjistruara në parajsa fiskale dhe me lidhje me ministra, kryebashkiakë dhe politikanë të lartë të partisë në pushtet.

Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku i ka dërguar kërkesat që nga Këshilli i Ministrave, Ministritë e Financave, Ministrinë e Mjedisit, atë të Infrastrukturës e Mjedisit, te Kontrolli i Lartë i Shtetit, bashkitë ku veprojnë incineratorët, përfshirë bashkitë e Durrësit dhe Kavajës, disa drejtori që mund të zbardhin lëvizjet e parave për incineratorët, lëvizjet e disa zyrtarëve me administratorët e incineratorëve, lidhjet e mëparshme të biznesit mes pronarëve të kompanive përfituese dhe ministrave të qeverisë së Edi Ramës.

Kërkesa u janë drejtuar edhe bankave të nivelit të dytë, si dhe vetë kompanive përfituese të incineratorëve, që, pavarësisht emrave të ndryshëm të kompanive, janë përqëndruar tek 3 persona: Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stella Gugallja.

Pas një pune disavjeçare me hetimin e aferës së incineratorëve, Kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku, ka detajuar me pyetje dhe kërkesa konkrete çdo çështje dhe akt që zbardh një nga aferat më të mëdha korruptive të qeverisë së Edi Ramës.

Artikulli paraprakKim: Nuk do të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur “non grata”
Artikulli tjetërLuçiano Boçi zbardh skemën korruptive për incineratorin e Elbasanit. Të gjitha faktet e sjella në komisionin hetimor