Efektivi shpërthen ndaj Çuçit dhe kryepolicit: Ja pse nuk marr pjesë në 30 vjetorin e krijimit të RENEA

Efektivi i forcave RENEA, Shkëlzen Brahaj shprehet se nuk do të jetë sot i pranishëm në ceremoninë që do të organizohet me rastin e 30 vjetorit të krijimit të repartit special të Policisë së Shtetit.

I njohur ndryshe si “Xen heroi”, pasi shpëtoi një familje në Durrës, në momentet e para pas tërmetit të 26 nëntorit, efektivi i RENEA-s ka reaguar në rrjetet sociale, ku ironizon ceremmoninë. Madje ai shprehet se në këtë ceremoni, ku të pranishëm do të jenë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe Kryepolici Gledis Nano, janë thirrur në vetëm ata që dinë ‘të kërcejnë’.

“Drejtuesit aktualë, të cilët njihen si (15 gjirot rreth fushës) duket që e paskan privatizuar këtë repart dhe në këtë ditë shumë të rëndësishme të 30 vjetorit të krijimit të RENEA-s thërrasin në “dasëm” vetëm ata që dinë të kërcejnë.

Publikisht u them se duhet t´ju vijë turp kur mburreni me gjakun e herojve të RENEA-s dhe se historia mund të keqinterpretohet por kurrë, të fshihet. Lavdi dëshmorëve të rënë në krye të detyrës. Respekt heronjve të gjallë (trupe operacionale). Neveri drejtuesve të atij Reparti Elite”, shkruan Brahaj.

Postimi i Plotë nga efektivi i Renea-s

1️⃣2️⃣/1️⃣1️⃣/2️⃣0️⃣2️⃣1️⃣ 👉30 Vjet nga krijimi i repartit special RENEA. Askush me mire se ata djem te atij Reparti nuk e di se cfare do te thote 30 vite force speciale, 30 vite sakrifice ne te gjitha aspektet njerezore dhe profesionale.

Nuk mjaftojne as 300 vite te flasesh per heroizmat dhe sakrificen e atyre djemve te atij Reparti por duhen 500 vite te flasesh per ligesite dhe padrejtesite qe u jane bere atyre djemve duke i shfrytezuar maksimalisht ne menyre shtazore pa u dhene asgje ne kembim,pervec nje page qesharake qe gjysmen e lene duke u paraqitur ne detyre orar pa orar.Dhe persekutimi vazhdon….

Do te theksoja qe ai repart eshte mbajtur nga energjia dhe vullneti i cdo pjestari(trupe speciale)por eshte shkelur me kembe djersa dhe gjaku i tyre nga drejtues te atij reparti (te pamerituar ne ate post) te cilin shpeshhere e kane perdorur per katapulte ne detyra te tjera.Komandante reparti qe te shohin si “prone te tyre” ku dhe ne rastin e kesaj feste nuk e marrin mundimin qe djem qe kane sherbyer me dekada ne ate Repart dhe me kontribut “vetmohues” ne ate repart nuk marrin as ftese per kete feste ku kane gjithe jeten e tyre me te mirat dhe te keqijat e kesaj jete.

Drejtuesit aktuale te cilet njifen si (15 gjirot rreth fushes) duket qe e paskan privatizuar kete repart dhe ne kete dite shume te rendesishme te 30 vjetorit te krijimit te RENEA-s therrasin ne “dasem” vetem ata qe dine te kercejne.

Publikisht u them se duhet tju vij turp kur mburreni me gjakun e herojve te RENEA-s dhe se historia mund te keqinterpretohet por kurre, te fshihet.Lavdi deshmoreve te rene ne krye te detyres,Respekt herojve te gjalle (trupe operacionale). Neveri drejtuesve te atij Reparti Elite.🇦🇱 Shqiperia e Shqipetareve🇦🇱

ren

Exit mobile version