Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka dalë në protestë me fermerët e Lushnjes. Fermerët bënë një protestë-marshim ditën e sotme me pikënisje nga vendi i quajtur “Rotondo e Plastmasit” deri para bashkisë së Lushnjës.
Qëllimi i protestës, sipas Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar, është të sensibilizojë qeverinë dhe opinion publik në lidhje me ndryshimet e paketës fiskale për vitin 2022 në fushën e bujqësisë.
Fermerët kanë parashtruar gjashtë kërkesa.