Basha mbledh kryesinë: Nuk ka për të patur struktura paralele në PD. Hallet e Berishës nuk janë të PD

“Me Berishën PD izolohet nga SHBA”

E nisin betejën me gjoja une paskam shkelur statutin dhe askush nuk mund te thote cilen pike te statutit kam shkelur, sepse nuk ka, dhe vazhdon duke dhunuar statutin dhe cdo institucion te PD dhe mbi te gjitha duke fyer dhe poshteruar anetaresine, madje edhe ata që besuan tek lëvizja e tij.

PD nuk mund te funksionoje me struktura paralele. Vetem Vucic ne Kosove kerkon struktura paralele dhe Dodiku ne Bosnje.

Zoti Berisha duhet te perballej vete me Departamentin Amerikan të htetit. Ashtu sic premtoi fillimisht ne menyre te perseritur. Pa e perfshire PD dhe Grupin Parlamentar te PD.

Cfare po kerkon Sali Berisha sot.

-PD te dale kunder SHBA
-PD te kthehet ne mburoje te interesave personale te SB
– izolimin e PD nga SHBA sepse nuk ka asnje dyshim se partneret nuk do te bashkpunojne me nje organizëm që ka aktiv brenda vetes një individ të shpallur non grata per korrupsion nga SHBA, pavaresisht se cfarë pretendon zoti Berisha.

Partia Demokratike nuk mund të mbajë më mbi shpinë hallet e zotit Berisha. Hallet e tij janë të tij, jo të PD.

Artikulli paraprakBasha-Ramës: I bindur të jeshë që kjo betejë do të shkojë deri në fund!
Artikulli tjetërPD: Votimi për drejtorin e ri të RTSH i paligjshëm. Këshilli Drejtues nuk ka legjitimitet për të marrë vendime