Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se, Kuvendi Kombëtar i PD thirrur nga delegatët do të mblidhet më 11 dhjetor.
“Nuk do ketë asnjë forcë dhe asgjë që mund të nëpërkëmbë firmat e delegatëve. Kuvendi i PD do të mblidhet në datën e shpallur prej tyre. Ai nuk do të mblidhet sipas rendit të ditës së peng-kryetarit, por sipas rendit të ditës të firmosur në formularin e tyre.
Ta harrojë kush se mund të luajë me revolucionin paqësor në Shqipëri. Mjerë ata që kërkojnë të përballen me të. Ndaj i them Edi Ramës hiq dorë. Idealet e demokratëve nuk mund t’i mposhtë askush.
Peng-kryetarit i them se me 11 dhjetor, je i ftuar të vish në Kuvendin e PD. Këtë nuk e thërret përfaqësia, por e thërret anëtarësia. Përfaqësia donte me çdo kusht ta bllokonte, ndaj e thirri anëtarësia. E njoftoj peng-Bashën se data 11 është vetëm data e fillimit të Kuvendit, i cili do e vazhdojë punën deri me rivendosjen e plotë të pluralizmit në Shqipëri.
Pengmarrësi dhe pengu duan të vjedhin agjendën e Kuvendit. U them i vini gishtin në kokë se ata që kanë vënë firmën aty, nuk do pranojnë që njeri në botë t’u ndryshojë edhe një germë nga agjenda që kanë përcaktuar,” tha Berisha”, u shpreh Berisha.