Basha-Ramës: Nuk fole asnjë moment se pse ke zgjedhur prapë 113 milion euro për oligarkët

NDËRHYRJA E DYTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË SEANCËN E KUVENDIT
Ta thashë dje, ke mbetur tek realizmi socialist, nuk dole nga realizmi socialist. Dhe prapë me realizmin socialist e mbylle.
Kaq është diapazoni i liderit global.
Sigurisht që iku, është hera e tretë që ikën, pork jo nuk më pengon që dy gjëra ti bëjmë fare të qarta:
E para, që prapë për 20 minuta tha gjithçka por nuk u mor me buxhetin, nuk u mor me paketën fiskale, për një arsye fare të thjeshtë: me këtë paketë fiskale do të ahvaten shqiptarët. Me këtë buxhet do të majmen oligarkët.
Do të vidhen shumica e shqiptarëve.
Do të pasurohet një grup oligarkësh.
Kjo është kapja e shtetit.
Që kjo të mundësohet, duhet të shkatërrohet çdo mekanizëm kontrolli. Mekanizmi I parë I kontrollit I shkatërruar është drejtësia, sepse drejtësia që funksionon, i ndëshkon ata që flejnë me qenin dhe zgjohen me morrat dhe kruhen pastaj nga sikleti.
Apo nuk kruhen?!
Këta të cilët përfitojnë, e kanë ndërtuar sistemin të tillë që edhe e ashtuquajtura reformë në drejtësi, akoma nuk është në gjendje të prodhojë një rezultat të vetëm. Një të vetëm nuk prodhon dot. Flejti dikush me qenin nga ministrat e brendshëm, u zgjua me morra, por nuk del dot para drejtësisë se kruhet ky tjetri.
Kruhet Edi Rama!
Morrat iu ngjitën Saimir Tahirit, kruhet Edi Rama. Prandaj është asgjesuar dhe ndalur çdo process transparence. Prandaj vonohet e vonohet, e vonohet, e vonohet, zbatimi I reformës në dejtësi.
Çfarë i jep fund kësaj?
E vetmja gjë që se përmendi. 20 minuta tani, 22 minuta përpara. 42 minuta ka folur, nuk e përmendi njëherë vettingun politik, megjithëse e ftova të shprehej.
Thuaj kundë rnë fund të fundit. Jam kundër, kam frikë, nuk ma mban. Nuk më lënë morrat e qenve me të cilët fle.
Ndërkohë që I drejtohet forcës që përmbysi diktaturën më sadiste të Europës, harron që në kushte të asgjesimit të shtetit të së drejtës, prapë se prapë ishte PD e detyroi të kalonte ligjin për dekriminalizimin. Prapë se prapë harron që jemi ne që kemi vendosur një standard të cilin ai nuk e kap dot, sepse ka vendosur të kundërtin për partinë e tij, për qeverinë e tij dhe për veten e tij.
Këtij standardi I referohem kur them se personat 50 cm larg ti dinë të gjitha, standardit të vartësve të tu, Edi Rama.
Mua më ke patur përballë dhe e di fare mirë se kush i mbante sytë për pare e kush I mbante për tokë, o hileqar.
E di fare mirë se kur nuk ke patur hilet, kriminelët, blerjen e votës, se sit ë ka dalë përballja tek për tek në një garë emër për emër.
Pra, mos ngatërro vartësit me atë që të ka mundur pavarësisht trukeve, parave të pista dhe muskujve, një pjesë prej të cilëve sot I ke bërë deputetë dhe një pjesë I degdise, pavarësisht se e kthyen 8 Majin, jo në një betejë ideshë, se ti ide nuk kishe më, të kishin shterruar, në një përpjekje për të mbajtur me forcë bankomatin tënd personal, siç e kishe shndërruar bashkinë e Tiranës.
Megjithatë, një fjalë nuk na e the që nuk na e the: Pse nuk e ul TVSH-në nga 20 në 6, TVSH për mallrat e shportës?!
Një orë ndenje këtu me fojën plot me budallallëqe dhe nuk fole një fjalë për njerëzit. Shumë e thjeshtë: Çoje nga 20 në 6. Ule çmimin e mallrave të shportës. Përkundrazi, I ke shtuar edhe 6 lek gazit për kosnum familjar dhe gazit për konsum sipërmarrjesh. Që do të rrisë edhe më shumë çmimet në të gjithë kategoritë e mallrave të konsumit. Do ta bëjë edhe më të vështirë.
Që nga momenti I kalimit të këtij buxheti, mos të themi që tani siç veprojnë mekanizmat e tregut, do të rrisë çmimet nga Shkodra në Vlorë, nga Durrësi në Korçë.
Jo, për këtë nuk flet,
Nuk fole asnjë moment se pse ke zgjedhur prapë 113 milion euro për oligarkët dhe nuk jep minimum aq sa jep Kosova për fërmerët!
Pse vetëm i ke indeksuar pensionistët që I ke lënë në ditën e tyre më të mjerë? Dhe me vrapin e çmimeve që paralajmëron paketa jote fiskale dhe shpenzimet e tua të këtij buxheti të oligarkëve, as indeksim nuk do të bësh dot. Pra, do të totë që më paratë që do të mbledhin, bashkë me 50 mijëlekëshin që premton se do t’ju japësh në fund të vitit, prapë se parapë fuqia e tyre blerëse vitin që vjen do të jetë më e ulët se këtë vit, dhe boll mjerueshëm ishte këtë vit.
Pra, ke bërë dhe po bën gjithçka për ti ikur thelbit të këtij diskutimi.
Ka qenë fjalia ime hapëse, dje, që këtë do bëje. Je bërë shumë I parashikueshëm, përveçse banal. Që në mungesë të përgjigjeve të njerëzve dhe halleve të tyre she në traditën që ke ndërtuar në politikë sa herë je kapur shah mat nga opinion publik, jo thjeshtë nga opozita apo nga gazetarët, ti krijon një vorbull në mënyrë që të vazhdosh të vjedhësh, të taksosh, të zvasësh dhe të sundosh jashtë ligjit, jashtë Kushtetutës dhe jashtë moralit njerëzor.
Nuk kam ndërmend të hyj në krahasime me ty, sepse as formimi, as mendësia, as edukata, dhë as ato që kemi bërë në shërbim apo në dëm të njerëzve, nuk mund të krahasohen. Dhe as uk je ti arbitri të krahasosh, dhe sigurisht as unë jo. Por ajo që dua të të them për komunikimin tënd privat, siç iu referove, është maja e ajsbergut. Mjafton një google dhe shikon se sa herë je shprehur vulgar, banal, me fjalorin më të ulët para shqiptarëve,
Ajo që ka më shumë rëndësi, nuk janë fjalët që ke përdorur, mua më vjen turp ti përsëris këtu, por konteksti në të cilin I ke thënë. I ke thënë kur je npyetur: pse nuk e ke bërë ujësjellësin që na premtove, dhe I ke future një fjalë, I ke thënë kur je pyetur, pse nuk janë ulur 97 përqind e taksave sa premtove. Ke future një tjetër anegdodë me fjalë të ndyra, kryesisht për kundërshtarin politik, por edhe për ndonjë që ke pasur aty. Gjysmën e rasteve për gratë,
Je pyetur pse si bërë legalizimet falas siç firmose në mes të kamzës, dhe prapë je përgjigjur me gjuhën më të ulët që mund të imagjinohet edhe për më të pashkollin e të pashkollëve, nga rrugaçët e rrugëve më të harruara të vendit më të harrur.
Nuk është komunikimi yt privat, Edi Rama. Është kryeministri i vendit në telefon me një qytetar të pambrojtur, të revoltuar për prishjen e Teatrit Kombëtar. Prapë për jë aferë korruptive.
Për më shumë, siç të thashë, për komunikime të tilla që janë bërë për të fshehur afera të tjera si e Teatrit Kombëtar, edhe ky komunikim është publikuar në rrjet.
Tani unë e di që të mungon dikush dhe fjalori, ndaj ta vura këtë audio që të çmallesh. Sepse ti në këtë Parlament dhe dikush tjetër në këtë sallë, përdorni të njëjtën mënyrë komunikimi. E ke nisur karrierën duke shkruar fjalimet e Fatos Nanos e të Ilir Metës, po e mbyll duke kopjuar fjalimet e Sali Berishës.
Kjo është fatkeqësi e madhe për dikë që e mban veten për nxënës të Fan Nolit dhe të Ernest Koliqit, se as nxënës i mirë i Sali Berishës nuk je.
Për fat të mirë dhe të keq, unë e kam patur në krah në të mirë dhe në të keq dhe e njoh më mirë se ty që e ke patur përballë. Thjesht kam mësuar mos ta kopjoj, por të mësoj e mos të përsëris gabimet e tij.
Faleminderit!
Artikulli paraprakBasha-Ramës: Sadist që torturon njerëzit, ti kënaqesh duke iu shkaktuar atyre vuajtje pafund
Artikulli tjetërBasha: Po kërkojmë thjesht të ulim çmimin e bukës, vajit, sheqerit, orizit, qumështit, duke ulur TVSH-në