Zbardhet lista e ministrave, kryebashkiakëve dhe drejtorëve që rrezikojnë ndjekjen penale, Alibeaj: Do të zbatojmë ligjin!

Enkelejd Alibeaj: Do të presim deri në orën 16.00 dhe do të zbatojmë ligjin

Kryetari i Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj, zbardhi listën me 41 institucione të qeverisjes qendrore dhe lokale, që nuk kanë kthyer akoma përgjigjet për kërkesat e komisionit për hetim. Institucionet janë që nga Ministria e Brendshme apo e Rindërtimit deri tek Bashkia e Tiranës dhe 27 bashki të tjera.

Intitucionet

1. Drejtoria e përgjithshme e arsimit prauniversitar, nuk ka kthyer përgjigje.
2. Inspektorati i mbikqyrjeses se tregut, nuk ka kthyer përgjigje.
3. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, nuk ka kthyer përgjigje.
4. Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial, nuk ka kthyer përgjigje.
5. Këshilli Kombëtar i Territorit, nuk ka kthyer përgjigje.
6. Minisitria e Brendshme
7. Minisrtia e Arsimit
8. Ministria e Drejtësië
9. Ministria e Mbrojtjes
10. Ministria e Kulturës
11. Ministria e Turizmit
12. Shërbimi Informativ Shtetëror
13. Drejtoria e Policisë së Shtetit

Bashkitë të cilat nuk kanë kthyer përgjigje

1. Berat
2. Kuçovë
3. Diber
4. Kruje
5. Cerrik
6. Patos
7. Lushnjë
8. Divjakë
9. Libohovë
10. Tepelenë
11. Këlcyrë
12. Shkodër
13. Dropull
14. Korçë
15. Maliq
16. Pustec
17. Tropojë
18. Lezhë
19. Mirditë
20. Vau i Dejës
21. Pukë
22. Tiranë
23. Kamëz
24. Vorë
25. Konispol
26. Durrës
27. Krujë
28. Mirditë

Afati për dorëzimin është deri sot në mbylljen e orarit zyrtar. Nëse deri atëherë nuk do të ketë përgjigje, Kryetari i Komisionit Alibeaj dekalroi se të gjithë do të ndiqen penalisht për shkelje detyre, një masë që e parashikon ligji për komisionet hetimore.

“Nëse në orën 160.00 të ditës së sotme pas kontrollit që sekretaria do të bëjë në protokollin e Kuvendit do të rezultojë që ka ende përgjigje të paardhura, do të konsiderohet që ky detyrim ligjor ndaj Kuvendit të Republikës, nuk është përmbushur dhe duke qenë i tillë së paku të reagojmë për të paraqitur kallzim penal për shpërdorim detyre ndaj këtyre institucioneve që nuk i janë përgjigjur këtij detyrimi ligjor “, tha Kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, Enkelejd Alibeaj.

Exit mobile version