Qeveria e rilindjes ose qeveria e PPP-ve dhe konensioneve korruptive

Nga Xhelal MZIU

Qeveria e rilindjes ose qeveria e PPP dhe koncensioneve korruptive quhet tashmë!

Ishin planifikuar 132 miliardë lekë ose 113 milionë euro për financimin e PPP, kryesisht të inceneratorëve.

Sot u planifikuan dhe 4 miliardë të tjera, madje jo vetëm korruptive, por dhe diskriminuese politike dhe krahinore!

Vlera e PPP ështe 5 herë më shumë se indeksimi i pensioneve!

Vlora e PPP ështe 3 herë më e madhe se fondi vjetor i ndihmës ekonomike për 60 mijë familjet.

Nuk u mjaftuan me 113 milionë euro, por sot u planifikuan dhe 5 milardë lekë ose 4,2 milionë euro për inceneratoret dhe 21 bashki, kuptohet 80% të llokmës do ta marrë inceneratori i Tiranës, pastaj 4-5 qarqe të tjera!

Pavarësisht se ishte debatuar, propozuar në komision e parlament, që të jepet fond për të gjitha bashkitë, kuptohet dhe 4 bashkitë e qarkut Dibër që të mos ktheheshin mbeturinat në “hot spote” për qytetarët dhe turistët e këtyre zonave, por nuk u pranua!

Sot rilindja me forcën e kartonit, diskriminon qarkun Dibër dhe Kukës dhe taksat e këtyre qarqeve i marrin PPP korruptive të Tiranës, Elbasanit, etj!

Exit mobile version