Maskat me kallashë në duar, terror në ambientet e një lokali

Me kallashë në duar, tre persona të maskuar mësyjnë në ambientet e një lokaliTre persona të maskuar dhe armatosur kanë hyrë në ambientet e një lokali bilardo, duke kërcënuar katër persona që ishin në një tavolinë.

Nga pamjet e siguruara nga Syri tv të kamera të sigurisë, ngjarje ka ndodhur pas mesnatës të datës 13 nëntor, në një lokal në rrugën e vjetër Lezhë-Milot.

Siç duket edhe në pamjet filmike tre përsonat pasi shohin identitetin të rinjëve që janë në lokal, personat e maskuar dhe të armatosur dalin nga lokali dhe largohen.

Ndërkohë në Policinë e Lezhës mësohet se nuk ka patur asnjë denoncim në lidhje me rastin, ndërsa nuk dihet se cili mund të ketë qenë qëllimi i tre personave të maskuar dhe armatosur, pasi brenda lokalit nuk kane marre asgjë.

Exit mobile version