Reagim i FRPD Vlorë
“Gjithçka-bërësi” i fushatës së sektit në Vlorë, komisari politik, u shpërblye së fundmi me “postin e radhës/llokmën e radhës”, duke u kurorëzuar në këmbë të kryetarit të sektit në krye të Prefekturës së Tiranës.
Manipulatori dinak i fushatës së sektit në Vlorë, nën bekimin e kryetarit të sektit, u bë faktor kyç i përdorjes dhe ripërdorjes së administratës dhe gjoja nder-bërjeve.
Përdori çdo mjet dhe formë për të arritur qëllimin e tij final, mbi Vlorën dhe vlonjatët; qëllim i tij i drejtpërdrejtë ishte premtimi që i ishte bërë për kapjen e llomkës së radhës, gjë që e arriti me sukses !
Ky komisar i paskrupullt politik, i njohur për pasjen gisht në afera milionshe, krah për krah dhe në simbiozë me ish-drejtuesin e tij politik, e përdori Vlorën për interesin e tij personal, interes që buron nga babëzia !
Ky “karrierist” i “llokmave” të mëdha u kthye “strateg pisllëqesh” i sektit në Vlorë, duke anatemuar çdo subjekt vendor dhe duke vendosur veten mbi çdokënd dhe çdo-gjë në radhët e sektit, me pseudo-moton e “përkushtimit të tij ndaj Vlorës”.
Fuqia e tij në fushatën që lam pas buronte nga krah-ngrohtësia që i jepte eprori i tij, kryetari i sektit.
E përdori Vlorën vetëm e vetëm për të përmbushur objektivin e kapjes së radhës;organizoi me “kuç e me maç” matrapazllëqet e tij prej komisari politik i sektit, vuri kë desh në “shtrung” brenda radhëve të tij, anatemoi këdo që si kishte mirë lidhjet me atë lart, bëri zallamahi me Vlorën, dhe me lezet iku ne Tiranë ku u kurorëzua si Prefekt i saj.
I pabesë dhe hileraqar jo vetëm me vlonjatët, por edhe mbështetësit e tij më të ngushtë, me drejtorat që i ledhatonte me “moslëvizje nga detyra”, duke i shndërruar në mjetet e tij personale për të arritur qëllimin për të cilin mbiu në Vlorë, dhe sot i ka lën po “besnikët” e tij vetëm në mes të katër rrugëve.
U kurorëzua jo vetëm si ithtar i sektit, por si një vegël ideale prej aferxhiu, kjo dhe me faktin e pozicionimit të tij në majat e hierarkisë së radhëve të partisë-sekt.
*Për të mos harruar është fakti se ky Komisar mjeran politik, tashmë i ndarë njëher e përgjithmonë me Vlorën,dhe kasta e ushtarëve të tij e shpartalluar po nga vet ai, i kanë emrat të depozituar në SPAK, depozitim i PD Vlorë, për disa dhjetra shkeljesh ligjore.
PD Vlorë do të vazhdojë aksionin e saj opozitar për mbrojtjen e dinjitetit të Vlorës dhe çdo qytetari vlonjat,duke e ruajtur integritetin e tyre nga çdo pisllëk që komisarët politik të sektit bëjnë në kurriz të çdo qytetari.