Partia Demokratike ka reaguar ndaj presidentit Ilir Meta. PD shprehet në një deklaratë se, Meta po tenton që të përçajë Partinë Demokratike përmes diversionit dhe mashtrimeve.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij.