PD: Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet

Partia Demokratike ka reaguar ndaj presidentit Ilir Meta. PD shprehet në një deklaratë se, Meta po tenton që të përçajë Partinë Demokratike përmes diversionit dhe mashtrimeve.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij.

Exit mobile version