Ne komisionin e edukimit dhe medias mbajtem 1 minute heshtje per shqiptaret qe humben jeten ne tragjedine e Bullgarise. E kerkova ta bejme kete xhest per te treguar solidaritetin e ligjvenesve shqiptar ne nje dite kaq te dhimbshme per bashkekombasit tane.
Ngushellime te sinqerta familjareve, te afermve te viktimave. Lutje per shpirtrat e tyre!
Gjithashtu duke qene seance e miratimit te kalendarit te punes se komisionit kerkova nisur edhe nga ngjarjet e fundit me femijet ne Shqiperi, te thirret per degjese sa me shpejt ne komision ministria e shtetit per rinine dhe femijet, Bora Muzhaqi.
Ajo duhet “te gjej kohen” per te ardhur per te sqaruar punen e saj, masat qe ka ndermend te marr, kompetencat, politikat etj. Keto ngjarjet kane nevoje per trajtimin edhe institucional dhe kerkimin e ndermarrjes se politikave apo nismave ligjore qe mund te parandaloj apo frenoj sa me shume keto fenomeve te abuzimit me femijet, te dhunimit apo deri te vrasjet e tyre si rasti me ekstrem dhe makaber.