Ina Zhupa apel qeverisë: Largoni mësuesin pedofil nga shkolla!

Kriminale sjellja e institucioneve arsimore në pranimin e një mesuesi me rekorde si i dënuar për pedofili dhe ngacmime seksuale.

Ndërkohë që çdo ditë po dëgjojmë raste të tmerrshme me abuzimin me fëmijët, të tilla vendimarrje janë shenja e pastër sa seriozisht e kane në parandalimin e ketyre ngjarjeve monstruoze! Ministrat nuk kanë detyrë të shprehen thjesht keqardhje kur ndodhin rastet por të bëjnë punën e tyre që ti shmangnin abuzimin me fëmijët.

Si deputete, anëtare e komisionit të edukimin kërkoj publikisht nga ministria e arsimit të marr masa për largimin e tij nga puna në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” të qytetit të Beratit. Si dhe të marr masa kontrolli që asnjë me këto rekorde të mos jetë aktualisht i punësuar në shkollat e fëmijëve shqiptar dhe mos ketë asnjë mundësi punësimi në të ardhmen.

 

Artikulli paraprakRama ka dshtuar me rindërtimin 2 vite pas tërmetit. I vetmi “sukses” i tij, ja ka arritur të fshehë personat përgjegjës
Artikulli tjetërProtesta për banesat/ Tension në Laprakë, banorët përplasen me policinë