Dëbora mbulon vendin nga Veriu në Juglindje, ja akset rrugore problematike

Reshje bore në Kukës, probleme në disa akse

Në Kukës, në lartësitë mbi 500 metra dëbora ka vënë një shtresë nga 5 deri ne 25 cm në zonat malore.

Rruga e Kombit dhe rrugët nacionale funksionojnë pa probleme. Mësohet se ka probleme në disa segmente rrugore në zonat rurale që lidhin njësite administrative me fshatrat, kryesisht në Topojan, Grykecaje, Bushtricë, Arrën, Kalis, Shishtavec, Lekbibaj, Margegaj, Tropojë e Vjetër.

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin pre disa ditësh. Sakaq, në zonat malore kanë nisur edhe reshjet e para të borës.

Borë tërë natën nëi Dibër

Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë Qarkun e Dibrës në orët pas mesnatës. Bora me intensitet të lartë ka arritur trashësinë 15 cm në qytetin e Peshkopisë ndërsa në zonat e thella, në lartësi mbi 800 metra trashësia shk8n deri në 35-40 cm.

Situata rrugore është më problematike në rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë, ku rrugët nuk janë pastruar, dhe lëvizin me vështirësi vetëm mjete të larta. Në rrugë nuk ka dalë asnjë mjet borëpastrues.

Rruga Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalohet me vështirësi me zinxhirë.

Peshkopi – Draj Reç – Kukës kalimi i vështirë deri në Zall Reç më tej drejt Ujmishtit e bllokuar.

Zonat e thella si Lura, Selishta, Kalaja e Dodës fshatrat e Sllovës, Reçit, Luznisë janë pa komunikim me qytetin.

Policia nuk do të lejojë kalimin drejt bypass-it në rrugën e Arbrit

Drejtoria e Policisë së Dibrës njoftoi se për shkak të reshjeve të dëborës janë krijuar ngrica dhe vështirësi në rrugë e si pasojë qarkullohet vetëm me zinxhirë në akset rrugore Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë ; Bulqizë-Klos; Klos-Qafë Murrizë.

Aksi rrugor Klos-Mat- është i hapur, aktualisht pa probleme.

Nisur nga situata e krijuar, shërbimet e Policisë Rrugore nuk do të lejojnë kalimin e automjeteve në drejtim të bypass-it në rrugën e Arbërit dhe në Qafë Murrizë, as në gjitha ato akse rrugore në të cilat ka prezencë të dëborës, pa vendosur zinxhirët dhe gomat dimërore.

Në rrethin e Bulqizës reshjet kanë qenë me intensitet më të ulët, dhe trashësia në qytetin e Bulqizës shkon në 5 cm. Nuk ka probleme në rrugët e qytetit. Akset Qafa e Buallit – Krastë dhe Ura e Çerenecit -Librazhd kanë kaluar mjetet borëpastruese dhe kalimi bëhet normal deri tani.

Në aksin kombëtar Peshkopi – Tiranë janë në punë 5 mjete borëpastruese dhe kalimi bëhet pa probleme.

Malet e Lezhës zbardhen nga bora

Krahas reshjeve të shiut, rajoni i Lezhës është përfshirë dhe nga reshje dëbore. Dëbora ka zbardhur malet edhe në zonat e ulëta.

Sipas raportimeve në njësine administrative Ungrej trashësia ka arritur deri ne 20 cm, por deri tani nuk raportohet për problematika. Situata po mbahen nen monitorim të vazhdueshme.

Situata në qarkun Lezhë

Gjate 24 oreve kemi reshje të shiut me intensitet mesatar. Ne zonen malore mbi 500m kemi reshje debore.

Nga komunikimi me strukturat e MC, kemi kete siruat:

Ne bashkite Lezhe e Kurbin, kemi reshje me me intesitet mesatar, ne rreth 40 mm.

Niveli i ujrave në lumenj dhe sistemin kullues është në kuota normale.

Hidrovorët janë  në gatishmeri teknike për  pune.

Ne bashkin Mirdite, kemi reshje debore, kryesisht ne nj.ad. Fani, Orosh, Selit, Kacinar dhe Kthelle, me trshesi 0.5-25 cm.

Nuk kemi probleme per bllokim te rrugeve rurale e bashkiake, por ne disa segmente te nj.ad. Selit, Orosh e Kthelle, kalushmeria eshte me zinxhire.

Rruget nazionale dhe ajo e kombit jane te kalushme pa’ probleme.

Furrnizimi me energji elektrike ka patur probleme ne disa zona, kryesisht ate malore  si rezultat i stuhive, por nderhyrja e sherbimeve te avarise nga OShE ka bere te mundur riparimin e linjave.

Dëborë edhe në juglindje, në Dardhë 30 cm

Rreshjet e borës kanë vijuar gjatë gjithë natës në qarkun juglindor. Nga informacionet e deri më tanishme të siguruara nga Syri Tv dhe Syri.net, mësohet se trashësia në Dardhë ka arritur në 30 cm, prej km të 7 e në vazhdim.

Qarkullimi bëhet me zinxhirë. Ndërsa në Voskopojë, bora deri në 10 cm. Mbrëmjen e djeshme 4 mjete janë bllokuar në afërsi të Voskopojës por ndërhyrja e borëpastrueses dhe ndihma e qytetarëve me mjete të larta kanë hapur qarkullimin. Të gjitha akset nacionale janë të hapura e të qarkullueshme.

bora1

Exit mobile version