Gazetari Klodian Tomorri përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar tenderin e ARRSH për zgjerimin e rrugës që lidh aeroportin e Vlorës me autostradën Fier-Vlorë.
Tomorri shkruan se fondi limit për këtë tender ishte 2.2 mln euro, ndërsa janv skualifikuar 10 ofertat më të ulëta dhe tenderi e ka fituar kompania që renditej e 11-ta.
Në vijim, Tomorri thekson se kompania në fjalë është “Fusha”, e cila paraqiti një ofertë plot 600 mijë euro më të lartë se oferta më e ulët.
Postimi nga Klodian Tomorri
Nje tjeter tender i shkelqyer ne infrastrukture
Ka bere nje tender ARRSH per zgjerimin e rruges qe lidh Aeroportin e Vlores me Autostraden Fier-Vlore. Fondi limit 2.2 milione euro. Ajo qe ka ndodhur aty eshte nje monument i pisllekut buxhetor.
Kane skualifikuar 10 ofertat me te uleta dhe ia kane dhene tenderin kompanise se 11-te. Kush ishte kompania e 11-te? Fusha. Diferenca nga oferta me ulet tek oferta fituese eshte plot 600 mije euro.
Statistikisht, probabliteti qe 10 oferta rresht te mos jene ne rregull me kriteret e tenderit eshte zero. Thjesht eshte e pamundur te ndodhe. Por si e kane justifikuar? Kollaj fare.
Te dhjete ofertat jane skualifikuar thuajse me te njejtin sebep. Kompanite nuk kane patur te kontraktuar ose te punesuar nje ekspert per dhenien e ndihmes se pare. Domethene duhej nje infermier me kutine e ndihmes se shpejte ne kantier.
Kriteret e tenderave te ketyre jane veper arti. A thua se nuk i kerkohet dot kompanise, qe ka paraqitur oferten me te mire te pajtoje nje ekspert te ndihmes se shpejte pasi eshte zhvilluar tenderi. Institucionet e huaja, USAID-i, BE etj etj keshtu veprojne kur bejne tendera.
Kurse keta tanet jo. Sepse keta nuk kane qellim te mbrojne taksapaguesin dhe ta cojne garen tek oferta me e mire per buxhetin. Qellimi i ketyre eshte qe te perdorin kriteret per ta cuar tenderin aty ku duan.
Si perfundim, kete infermierin e Fushes, qe do te vije rrotull kantierit te rruges me kutine e ndihmes se shpejte ne dore do ta paguajme 600 mije euro ne per vetem 14 muaj. Njesoj si CEO-n e Goldman Sachsit.