Nga Qemal ÇEJKU
Ekspert i Arsimit
Prej vitesh mungesa e një reforme të thellë dhe me vizion në arsimin parauniversitar, mbështetur në një buxhet minimalist prej 3 % të GDP, po shkakton tronditje të forta në sistemin më bazik të një shteti që ende është larg bga të qënurit funksional. Edukimi dhe shkollat kanë mbetur peng i qeverive pa vullnet dhe me zyrtarë demagogë ministrie, të cilëve u janë bashkangjitur dhe qindra e mijëra punonjës e arsimtarë militantë të partisë në pushtet. Arsimi është parë si hambar votash apo si burim drejtuesish politikë në fushata elektorale nga një palë zgjedhje në tjetrën. Dështimi nxorri krye si kurrë më parë me periudhëne pandemisë ku i ashtuquajturi mësim online veçse rrëzoi karabinanë e mbetur nga reforma gjysmake.
Ku jemi sot?
Kohët e fundit procesi ( arsimimi) dhe institucionet ( shkollat) po humbasin dhe lidhjen emocioniale të raportit mësues – nxënës apo anasjellas pasi sot mësuesi ka humbur autoritetin dhe respektin e të rinjve. Dhe mësuesit kanë ankesat e tyre Për fajin e asnjërës palë..sigurisht.
Ka vetëm një përgjegjës dhe ajo është politika e më pas qeveria, të cilat kanë kapur cdo hapësirë shkollimi dhe edukimi, në varësi të disa.interesave të ngushta të pushtetit.
Që nga viti 2014 qeveria ka nisur reforma të cunguar,a të patestuara, por të kopjuara keq nga eksperienca të ndryshme ndërkombëtare aspak të përshtatshme me realitetin socialarsimor të shqiptarëve, si prsh:
Tri lëndë në gjashtë orë, ku 95% e mësuesve dhe nxënësve e pranojnë që ka dështuar, heqjen e regjistrave tradicionalë dhe zëvendësimi me copa letrash që mësuesi i mban me vete. Është.hequr vlerësimi real, profesional i dikurshëm duke e zëvendësuar me testime të pahartuara nga ekspertë , duke prodhuar kështu staf jo mësimdhënës, por të tipit, oficerë, roje, rrjete etj etj.
Mësuesi si kryefjalë e sistemit nuk shihet si një profesion i integruar që nga Universitetin dhe deri tek dalja në pension pas një karriere me ulje ngritjet e beta. As nuk mendohet fare ky si rrugëtim normal, por mësuesi është uindividi më i pambrojtur nga shteti dhe tekat e tij. edhe pas një karriere mbi 10 vjet në arsim të cdo niveli, arsimtari mund të gjindet në katërr rrugë pa punë. [për pasojë të ndonjë pseudoreformë të Ministrisë së Arsimit./ . Nga ana tjetër standardi I cilësisë së shumë mësuesve fillon tek shkolla, sa maturantë shkojnë sot në mësuesi, cfarë rezultatesh kanë ata, a është sot profesioni i mësuesit i kërkuar apo është alternativë e fundit e një maturanti për të pasur një diplomë? Që kur maturantët zgjedhin se ku ata do të orientohen tek shkencat natyrore apo shoqërore, aty fillon dhe deformimi sepse ata që zgjedhin shkencat natyrore, 100% nuk marrin më degën e mësuesisë.
Pra problemi duhet parë në bërthamë, ku dega e mësuesisë duhet patjeter të përfshihet në 10% e studentëve të mirë, ndryshe nuk do kemi mësues, por diploma mësuesie.
Ata që zgjedhin mësuesinë mbarojnë 3+2 (bachelor & master), duhet që të bëjnë praktikën profesionale për një vit në shkolla të ndryshme, por burokracia e regjistrimeve bën që shumë [prej studentëve e humbasin këtë mundesi, si dhe provimin e shtetit, për të marrëmë pas licencën si mësues.
Po t’i referohemi shifrave të Instat, në vitin shkollor 2020 – 2021 janë regjistruar në arsimin e lartë 123,797 studentë dhe janë diplomuar vetëm 32,889 studentë ose vetëm 26,5% e atyre që janë regjistruar, ky trend është dhe për degët e mësuesisë, ndoshta më pak, pra cilësia e dobët, burokracia e institucioneve, po denigron këto vlera.
Pasi mësuesit e rinj që arrijnë të mbyllin këtë zinxhir dhe marrin licencën e mësuesit, ata duhet të regjistrohen në platformën “Mësues për Shqipërinë” pasi ajo është edhe hallka ku pasi bëhet një testim sipas vendit vakant kualifikohesh apo jo, për të filluar një punë në sistemin arsimor.
Por tani të bëjmë një vëzhgim të vendeve vakante në portalin ‘Mësues për Shqipërinë’:
Më datë 22 nëntor 2021, ora 16:00 kemi 2244 vende vakante në sistemin arsimor ose 7,7% e gjithë mësuesve në sistem. Kjo është gjendja për momentin, ndërkoë që nuk është kërkuar për shkollat profesionale si muzikë, arte, balet, gjuhë gjermane, gjuhë minoritare etj.
Më poshtë do të vendos një tabelë me këto të dhëna:
Nr Dega /Profili Zyra, DRAP Numri vakant
1. Arsimi Fillor Durrës 325
2. “ Lezhë 154
3. “ Korçë 115
4. “ Fier 29
Gjithsej 623 vende vakant
- Arsimi special Durrës 253
2. “ Lezhë 47
3. “ Korçë 101
4. “ Fier 86
Gjithsej 487
- Biologji Durrës 19
2. “ Lezhë 10
3. “ Korçë 11
4. “ Fier 1
Gjithsej 41
- Arte Pamore Durrës 28
2. “ Lezhë 7
3. “ Korçë 1
4. “ Fier 10
Gjithsej 46
- Edukim Fizik Durrës 78
2. “ Lezhë 54
3. “ Korçë 35
4. “ Fier 73
Gjithsej 240
- Muzikë Durrës 12
2. “ Lezhë 26
3. “ Korçë 3
4. “ Fier 8
Gjithsej 49
- Fizikë Durrës 21
2. “ Lezhë 15
3. “ Korçë 4
4. “ Fier 4
Gjithsej 44
- Gjeografi Durrës 7
2. “ Lezhë 3
3. “ Korçë 4
4. “ Fier 3
Gjithsej 17
- Gjuhë Angleze Durrës 97
2. “ Lezhë 70
3. “ Korçë 74
4. “ Fier 14
Gjithsej 255
- Gjuhë Frënge Durrës 22
2. “ Lezhë 4
3. “ Korçë 14
4. “ Fier 4
Gjithsej 34
- Gjuhë-Letersi Durrës 27
2. “ Lezhë 25
3. “ Korçë 17
4. “ Fier 7
Gjithsej 76
- Histori Durrës 6
2. “ Lezhë 4
3. “ Korçë 14
4. “ Fier 5
Gjithsej 29
- Kimi Durrës 7
2. “ Lezhë 1
3. “ Korçë 6
4. “ Fier 2
Gjithsej 16
- Matematikë Durrës 86
2. “ Lezhë 78
3. “ Korçë 34
4. “ Fier 10
Gjithsej 208
- Teknologji informacioni, IT Durrës 52
2. “ Lezhë 10
3. “ Korçë 9
4. “ Fier 8
Gjithsej 79
Në total, vende të lira në sistemin parauniversitar janë 2244, shifër nga e cila dalin shumë pikëpyetje: shkaqe burokracie, mungesë mësuesish të rinj, elementë korruptivë?
Është e domosdoshme përgjigja e shumë pikpyetjeve në procesin e testimit , sepse sipas Instat raporti mësues – nxënës është 16.6 në arsimin fillor, 8.9 në arsimin 9 – vjeçar, 13.4 në arsimin e mesëm, pra mesatarisht sot kemi raportin 12.9 nxënës për një mësues/ Ndërkohë po të shikojmë vendet e lira në sistem, në degët e arsimit fillor me janë 623, arsimi special 487, anglisht 255, edukim fizik 240, matematikë 208 etj,
Si konkluzion sot në Shqipëri 28,947 nxënës shkojnë kot në shkollë, pasi mësuesit e tyre mungojnë.
Në mbyllje të kësaj analize, theksoj pa mëdyshje se profesioni I mësuesit, dikur një model për shoqërinë dhe shumë I admirueshëm nga cdo grupmoshë e profesion tjetër. sot është shndërruar në një punë të mëshiruar dhe aspak të vlerësuar si nga shteti ashtu edhe nga shoqëria/. Në mbyllje të 21 viteve të Mileniumit të ri, Shqipëria rrezikon të mbesë një vend I privuar nga dy shërbimet më kyc për stabilitetin dhe vijueshmërinë normale të një shoqërie.. Pa mësues dhe pa mjekë. Në këtë aspect politikës së të dy kaheve, I del si emergjencë kombëtare nisja e një debate të thelluar dhe gjithëpërfshirës me ekspertë e teknicinë të arsimit parauniversitar që të shpëtojmë Arsimin. Në asnjë moment politikanët e këtij vendi nuk duhet të harrojnë sintezën më të fortë filozofike të Rilindjes së vërtetë kombëtare///Dhe dritë e diturisë përpara do të na shpjerë- Naim Frashëri.