Pjesë nga tryeza e dialogut për proçesin e Lidhjes Demokratike të Gruas.
Me mbështetjen e rëndësishme të Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe “Qendrës për Qeverisjen e Mirë”.
Grupi i punës i përbërë nga gra të profilit të lartë politik dhe profesional, shqyrtoi nisjen e proçesit të rivitalizimit Lidhjes Demokratike të Gruas.
Theksuam për transparencë dhe besim, që të gjitha zonjat e këtij grupi pune janë të përjashtuara nga kandidimi për LDG-në. Duke dhënë kështu provën e parë të dedikimit përtej çdo konjukture pushteti.
Lidhja Demokratike e Gruas, duhet të shndërrohet në një strukturë të hapur, të madhe. Një strukturë që nuk i shërben pushtetit të njërës apo përdorimit nga një-shi.
Duhet të hapet drejt shoqërisë dhe intelektualeve.
Gratë profesioniste, të respektuara në komunitet, mjeket, avokatet, pedagoget, artistet, arkitetktet, psikologet; zonjat e te gjiitha profesioneve nuk mund ta gjejnë veten në struktura të mykura partiake.
Lidhja Demokratike e Gruas, nuk mund dhe as do të jetë më një strukturë e varur politike. Duhet dhe do të jete një strukturë më e gjerë se politike, madje kritike e konstruktive me vetë Partine Demokratike në ndërtimin e vlerave.
Për këtë arsye duke falenderuar Fonacionin Conrad Adenuaer, Drejtorin Tobias Rüttershoff; z. Arben Cejku, Drejtor i ACGG, Prof. Dr. Afrim Krasniqi, Drejtor i ISP për organizimin shumë të frytshëm të këtij aktiviteti.
Po ashtu falenderoj koleget zjj. Dhurata Çupi, znj. Arta Sakja, znj. Zheni Gjergji, znj. Orjona Pampuri, znj. Eralda Bano, znj. Greta Bardeli, znj. Ina Zhupa, znj. Ledina Aliolli dhe znj. Alfrida Marku; të cilat me dedikim dhe shumë përgjegjësi janë në krye të këtij proçesi tejet të rëndësishëm për LDG-në dhe Partinë Demokratike.