Fshati Panarit në Korçë prej ditës së hënë është pa energji elektrike. Për shkak të borës së dendur, disa nga pemët janë rrëzuar duke këputur telat e energjisë, po ashtu duke rrëzuar edhe shtyllat.
Banorët thonë se punonjësit e OSHEE janë duke punuar por është e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit dhe dendësisë së borës.
Panariti vijon të mbetet i izoluar prej 5 ditësh, dhe pa energji elektrike.