Dëbora në Korçë, fshati Panarit i izoluar dhe pa energji elektrike

Fshati Panarit në Korçë prej ditës së hënë është pa energji elektrike. Për shkak të borës së dendur, disa nga pemët janë rrëzuar duke këputur telat e energjisë, po ashtu duke rrëzuar edhe shtyllat.

Banorët thonë se punonjësit e OSHEE janë duke punuar por është e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit dhe dendësisë së borës.

Panariti vijon të mbetet i izoluar prej 5 ditësh, dhe pa energji elektrike.

3

Exit mobile version