284 mijë lekë në muaj për ujin, banorë të Elbasanit në protestë për mbifaturimin

Banorët e lagjes “Shënkoll” në Elbasan janë ngritur në protestë këtë të Hënë për mbifaturimin e faturave të ujit të pijshëm. Sipas tyre, janë bërë gabime në matjen e sasisë së ujit që kanë konsumuar gjatë muajit të fundit, çka ka sjellë dhe rritje të faturës.

Një prej banorëve tregon se fatura e ujit i ka shkuar në 284 mijë lekë të vjetra, ku shton se ai ka konsumuar shumë herë më pak.

“Jemi mbledhur sot këtu pasi jemi një lagje e tërë që jemi diskriminuar dhe na ka ardhur një faturë uji jashtëzakonisht e rëndë. Unë po flas për veten. Ne lajmë dritat dhe ujin çdo muaj. Në 24 nëntor unë do duhet të paguaja lekët për tetorin. Lashë liberëzën në dhe më tha zonja që paske një prapambetje shumë të madhe, 280 mijë lekë. Erdhëm dhe pyetëm këtu, erdhi faturisti dhe më tha nuk jua kam bërë unë por jua ka bërë kjo. Në vitin 2020 në gusht, më tha faturisti që paske një debit 80 mijë lekë. Dhe e paguajta. Sot pas 1 viti më erdhi një faturë 284 mijë lekë”, tha një prej banorëve.

Një tjetër banor shprehet se deri më tani janë mospërfillur dhe nga ndërmarrja e ujësjellësit.

“Nga personeli i ndërmarrjes ka pasur një mospërfillje. Nuk e imagjinoj dot se si të mos shqetësohen këto banorë që duhet të paguajnë. Ne paguajmë 14 mijë ose 15 mijë lekë. Ne kemi sahat që bën matjen e ujit”, tha një tjetër banor.

“Ne jemi familjarë të rregullt si lagje dhe paguajmë çdo muaj. Ne nuk kemi kopësht. Në verë mbase kemi paguar pak më shumë, 20 mijë ose 30 mijë lekë ujë. Mora faturistin dhe më tha që nga 50 m3 ujë, ta kam vendos 500m3 ujë më tha. Muajët në vijim ka qenë tani. Këtë muaj e kanë bërë mbifaturimin”, tha një banor tjetër.

Të indinjuar, banorët kërkojnë vetëm zgjidhjen e kësaj situate me faturat afrofe nga ndërmarrja e ujësjellësit.

Exit mobile version