Nga Rezenbrik SERJANI
E ku ka me bukur se Rinia!
Kjo hallke e bukur e shoqerise qe i jep asaj ngjyrimet e nevojshme te vazhdimesise .
E ku ka me bukur se Rinia?!
Kjo energji e jashtezakonshme pa te cilen nje shoqeri nuk ben.
E ku ka me bukur se Rinia, sepse eshte ajo qe mbart dhe trashegon gjenet e vazhdimesise se nje kombi.
Eshte Rinia, themeli mbi te cilen ngrihet godina e cdo shteti.
Eshte Rinia forca dhe muskulatura e saj.
Shqiperia, nder shekuj, eshte cilesuar nje vend vital.
Nje vend qe ka Rini, qe gelon nga Rinia, qe mbeshtetet te Rinia, te ajo hallke qe vendet me te zhvilluara e lakmojne dhe bejn c’mos ta importojne ate.
Ka qen Rinia, supi ku eshte mbeshtetur Shqiperia ne momentet e saj kulminante, ne momentet e saj historike, ne momentet e saj me te lavdishme, duke e kthyer keshtu Rinine ne Panteonin e mirenjohjes se ketij kombi.
Ne cdo moment, ne cdo etap, ne cdo faze, ne cdo progesion, rinia ka qen aty, me e forta me bukura, me vizionaria se cdo pjese tjeter e kesaj shoqerie.
Mos te harrojme rinine e viteve ‘90.
E asaj Rinie qe thyeu zinxhiret e vjeteruar te diktatures, duke e nxjerre Shqiperine nga erresira e mjerimit 50 vjeçar.
Ishte rinia qe 31 vjet me pare tregoi se ç’ishte LIRIA.
Tregoi se c’ishte DRITA.
Tregoi se c’ishte INTEGRIMI!
Tregoi se c’ishte DEMOKRACIA, sistemi per te cilen eshte derdhur gjak anembane botes.
Eshte po ajo Rini, qe u kthye muza e shqiptareve te atyre viteve, ishte ajo Rini qe mbushi shpirtrat me guxim dhe zemrat me shprese.
Por ç’ka ka ndodhur me te rinjte sot ne vendin tim?
Sot perfaqesoj cdo te Ri dhe te Re, zeri i te cileve u shua, u mbyt dhe zgjidhja mbeti valixhja drejt perendimit, drejt atyre vendeve ku shpresojne te gjejne ate qe humben ne vendin e tyre dhe per te cilen u detyruan te largohen po prej vendit te tyre.
Sot, me shume se kurre, secili nga ne e ndjen veten krejt te neperkembur dhe te tallur, duke na e ngushtuar gjithmone e me shume ate ç’ka te Rinjte jane dhe perfaqesojne.
Sot kemi te Rinje qe nuk shkollohen, jo se ju mungojn vullneti dhe deshira, por ju lind detyra fisnike e te mbajturit te familjes per plotesimin e te ardhurave, keshtu qe detyrohen te punojne, dhe akoma me keq te largohen.
Mjerimi eshte ulur katerciperisht anembane Shqiperise.
Besimi dhe shpresa jane shkerrmoqur.
Rinia eshte mbuluar nga nje shtrese e zeze e mungeses se besimit dhe shpreses ne vend.
Cdo dite degjojme dhe kerkojme largimin nje ore e me pare nga vendi.
Cdo dite degjojme historira nga me te ndryshmet per krijimin e mundesive per tu larguar.
Kemi me dhjetra shoke, te njohur dhe te aferm qe iken, dhe sot ne shkembime telefonatash dhe mesazhesh na thon “se shpetuam”.
Çdo dite humbim gjithmone e me shume nga vetja jone.
Çdo dite ndihemi gjithmone e me shume te neperkembur.
Çdo dite gjithmone me shume na jepet nje arsye per tu larguar.
Keto 8 vjet, qindra e qindra njerez qe ikin, ikin, ikin nga vendi i tyre, per nje jete me te mire, per nje te ardhme me te mire, per nje rroge me te mire, per kushte me te mira pune, per nje shkollim me te mire, per nje shendetesi me te mire, per drejtesi, per barazi para ligjit.
Njerez qe duan Liri!
Njerez qe duan Shprese!
Njerez qe duan Besim!
Njerez qe duan te Ardhme!
Njerez qe duan Siguri!
Njerez qe duan Prosperitet!
Njerez qe duan Jeten!
Njerez qe respektojne Barazine!
Nje sakrifice e jashtezakonshme e cdo shqiptari, vecanerisht e cdo te Riu.
Sot kemi nevoje per nje fjale te ngrohte.
Kemi nevoje per nje vizion te qarte.
Kemi nevoje per nje alternative zgjedhjeje.
Kemi nevoje per ate qe do ta quaja nje plan shpetimi.
Kemi nevoje per nje ze qe na thot dhe me thot: “Ti nuk duhet te ikesh, ti nuk duhet te zhytesh ne erresiren e deshperimit, sepse e ardhmja jote buron shprese, e ardhmja jote buron ne Shqiperi.”
Jemi te Rinjte Demokrat!
Jemi themeli i Partise Demokratike te Shqiperise!
Jemi ajo qe solli ndryshimin epokal ne kthesen e historise se Shqiperise, duke i hapur rrugen e Integrimit European.
Nje kthese e dyte epokale, qe do shenjohet ne cdo liber historiko-politik po vjen!
Dhe do jemi po ne ata te Rinj dhe ato te Reja qe do bejne ndryshimin e madh!
Zemra jone buçet per nje Shqiperi plot vlera.
Plot dinjitet.
Plot besim per nje Shqiperi Europiane!
Gezuar 8 dhjetorin Rini!
Zoti e bekofte Rinine, Zoti e bekofte Shqiperine!