Kush është biznesmeni i ekzekutuar në Laç, e kaluara e tij

Pilot Rroli, 55-vjeçari i ekzekutuar mwngjesin e sotwm në Sanxhak, Kurbin njihej në zonë si biznesmen i tregtimit të materialeve të ndërtimit ka përdorur dhe emrin Rakip Roli.

Atentati

Ai u ekzekutua rreth orës 08:45 me armë zjarri. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, Rroli doli nga banesa dhe Sanxhak dhe pasi hipi në automjetin “Audi Q7”, mori rrugën që të çon në Kurbin. Teksa lëvizte me automjet, jo larg banesës, u qëllua me armë zjarri nga dy persona.

Si pasojë e të shtënave, Roli humbi jetën, ndërsa makina “Audi” u përplasur me një automjet tjetër, tip “Benz” e më pas përfundoi në një kanal në anë të rrugës.

Dyshimet e para të grupit hetimor janë se kemi të bëjmë me një atentat të mirëmenduar me autorët që e kanë ruajtur 55-vjeçarin.

“Rreth orës 08:45, në Sanxhak-Kurbin, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Pilot Rroli, i cili po udhëtonte me automjetin e tij. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia.

E kaluara

Hetuesit janë duke marrë në pyetje në kuadër të hetimeve për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur viktima.

Dhjetë vite më parë, 55-vjeçari është arrestuar për plagosje me dashje. Në Qershor 2011, ai u vu në pranga si i akuzuar se në bashkëpunim me tre persona të tjerë kanë dhunuar një 22-vjecar në Gjorm të Lezhës, për motive të dobëta. Ky i fundit përfundoi në spitalin e Traumës në Tiranës dhe sipas raportimeve mediatike të kohës, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Roli u arrestua dhe u akuzua për plagosje të rëndë me dashje. Akuzat kundër tij u hedhën poshtë përfundimisht nga një vendim i Gjykatës së Apelit në Tiranë, më 20 Mars 2013.

Po ashtu, dy djemtë e 55-vjeçarit, në vitin 2017, janë akuzuar si të përfshirë trafik droge, të dyshuar si pjesë e një grupi me aktivitet në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni, Bullgari, Turqi, etj.

Sipas të dhënave në QKB, Rakip Roli ka themeluar firmën “Roli SHPK”” me aktivitet. “Tregetimi i materialeve te ndertimit, prodhim perpunim lende drusore,Grumbullim dhe shitje skrapi, Transport per vete dhe te trete Brenda dhe jashte shtetit, blerje dhe shitje inertesh.Qymyr koks dhe Qymyr natyral.Tregtim me shumive dhe pakive te fruta perime, dhe atomjete import eksport te tyre”. Në vitin 2012, ai ja kaloi pronësinë të birit, Emiljan Roli.

Artikulli paraprakHapini rrugën opozitarizmit!
Artikulli tjetërDita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Leskaj: Në këto 9 vite të sektit Rama, situata është përkeqësuar