5 dhurata që nuk duhen dhënë kurrë. Besohet se sjellin fatkeqësi.

Besohet se sjellin fatkeqësi, mos i jepni dhuratë këto 5 gjëra për Vitin e Ri.

Kur shkoni për të blerë dhurata për njerëzit e dashur, mos harroni se ka gjëra që besohet se nuk duhet t’i jepni, pasi tërheqin energji negative dhe dështim në jetën e atij që ia jepni. Sipas besëtytnive të vjetra, gjërat e mëposhtme nuk duhen dhënë kurrë!

  1. Objekte të mprehta

Gërshërët, thikat dhe objektet e tjera të mprehta si një magnet tërheqin energji negative. Ju mund t’i blini ato për vete, por jo si dhuratë për të tjerët.

  1. Pasqyrë

Besohet se magjia është e bllokuar në pasqyra dhe kjo është arsyeja pse ato nuk duhet të blihen si dhuratë. Thuhet se pasqyrat e dhuruara sjellin telashe në jetën e atij që i merr.

  1. Orë

Sipas besimit popullor, nëse ora ndalon, mund të sjellë fatkeqësi. Më së miri do të ishte të shmangni blerjen e kësaj dhurate.

  1. Portofoli

Ju mund të dhuroni një portofol, por është e rëndësishme që ai të mos jetë bosh. Në atë rast, ai të cilit i jepni gjithmonë do të ketë problem me paratë.

  1. Enët

Nëse doni t’i dhuroni dikujt enë ose një filxhan, vendosni një monedhë në secilën pjatë. Enët e zbrazëta sjellin varfëri.

 

Exit mobile version