Kreu i PD, Basha, tha se asgjë nuk do të ndodhë më 5 janar, datë e vendosur nga komisioni i Rithemelimit si afatin e fundit që Basha të lirojë zyrën në seli.
“Asgjë s’do të ndodhë. PD e përgatitur për çdo situatë e nuk do të lejojmë trekëndëshin e Bermudës, që në një vit që premton të jetë vendimtar për ndarjen nga tranzicioni ta zhvendosë fushën e betejës nga shumica e shqiptarëve nga regjimi i Ramës dhe patericave të tij te përplasja mes demokratëve për interesat e një personi të vetëm”, tha Basha.
I pyetur për 13 deputetët e tjerë që kanë dalë në krah të Berishës, Basha u përgjigj
PD ka folur qartë. Secili vendos vetë sesi do i përgjigjen vendimeve të demokratëve. Një gjë eshtë e sigurtë Edi Rama nuk do ta ketë të damkosur PD-në nag të shpallurit non-grata. Nuk kam kërkuar kurrë uniformitet vendimi sepse kjo do më bënte njësoj me treshen e tranzicionit. Qëllimi im është t’i jap fund tranzicionit. Qëllimi im është të nxis mendimin ndryshe, dhe të sjell ndryshimin për shqiptarët