Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një video nga takimet e tij në Kurbin ku shkruan demokratët qëndrojnë në krah të njëri-tjetrit.
“Qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit, plot besim dhe shpresë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, që do ta ndërtojmë në aleancë me qytetarët, për t’i dhënë fund tiranisë së korrupsionit dhe modeleve të së shkuarës, që e kanë lënë këtë tokë të bekuar në vendnumëro. #ZgjedhimTëArdhmen”, deklaron Basha.