Shembja e banesave, banorët e ‘5 Majit’ dhe Laprakës protestë para Parlamentit

Në nisje të seancës parlamentare banorët e lagjes ‘5 Maji’ kanë zhvilluar një protestë para Parlamentit, pasi  banesat e tyre preken nga projekti i rindërtimit. Protestuesit janë penguar nga policia tek tentuan për tu afruar në hyrjen e parlamentit.

Protestuesit kanë kërkuar që gjithçka të bëhet transparentë dhe të dokumentohet përmes noterizimit, hapësira e banimit dhe koha se kur ata do të marrin shtëpitë e reja, pasi ata kanë theksuar se nuk kanë asnjë informacion.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe banorë të Laprakës.

 

Artikulli paraprakAlibeaj nxjerr videon: Ai që do sfidohet në 6 mars është Rama, që përzgjodhi kriminelët për kryebashkiakë
Artikulli tjetër‘Individët janë bërë dele dhe shefat ujqër’/ Gjekmarkaj: Sot është dita që ky Kuvend të demonstrojë ndërgjegje. Në vendin tonë pasuria e bërë me vjedhje bën zhurmë, ulëret!