Në nisje të seancës parlamentare banorët e lagjes ‘5 Maji’ kanë zhvilluar një protestë para Parlamentit, pasi banesat e tyre preken nga projekti i rindërtimit. Protestuesit janë penguar nga policia tek tentuan për tu afruar në hyrjen e parlamentit.
Protestuesit kanë kërkuar që gjithçka të bëhet transparentë dhe të dokumentohet përmes noterizimit, hapësira e banimit dhe koha se kur ata do të marrin shtëpitë e reja, pasi ata kanë theksuar se nuk kanë asnjë informacion.
Kësaj proteste i janë bashkuar edhe banorë të Laprakës.