Basha në parlament: Ku është kryeministri? Në cilin vend të botës kryeministri ka charter privat? Vetëm karburanti i kushton 120 mijë euro minimumi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke vënë në dukje mungesën e kryeministrit Rama në seanën parlamentare ka hedhur akzua se para dy ditësh shkoi dhe erdhi me charter privat që vetëm karburanti i kushton 120 mijë euro

“Dua ta nis me një pyetje retorike, si ka mundësi që në seancën e javës të ngarkuar me vendime të sjellë nga qeveria, me një javë të mbushur me skandale do të trondiste dhe rrëzonin qeverinë në vendet normale, këtu nuk ndodhet as 1/ 3 e  kabinetit.Ku është kryeministri? E dimë që para dy ditësh shkoi dhe erdhi me charter privat, shkoi dhe erdhi dhe nuk njoftoi për çfarë i harxhoi atë 120 mijë euro karburant që kushton një fluturim me charterin privat. Ky që e nisi qeverisjen duke premtuar se do të udhëtonte me bileta ekonomi, tani shkon në Paris, Mynih me një charter luksoz që vetëm karburant që i kushton 120 mijë euro minimumi dhe vetëm kur vjen puna për tu përballur nuk e dimë ku është.’’

 

 

Exit mobile version