Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje deklaratave kundër kreut të PD Basha, të bëra mbrëmjen e së enjtes nga Edi Rama dhe Sali Berisha në studiot televizive.
PD thekson se të vetmin që po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin janë Rama dhe Berisha.
REAGIM I PD
Dje, në ekrane të ndryshme, u shfaq një tjetër episod haluçinant i dy njerëzve që përdorin të njëjtën gjuhë, për të mbrojtur të njëjtat interesa.
Rama dhe Berisha janë njësoj! Dëgjon Ramën dhe kujton Berishën. Dëgjon Berishën dhe kujton Ramën.