Sipas MeteoAlb i ftohti polar është larguar duke i lënë vendin shirave në territorin shqiptar. Pjesa e parë e ditës do të paraqiten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat e lehta të përfshijnë gjithë Shqipërinë, ku parashikohet që në ekstremin verior të kemi dhe shfaqje të pakta të flokëve të dëborës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -8°C deri në 14°C.Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim të ulët.