Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Takimin e ka njoftuar ambasadorja me anë të një postimi në twitter.
Tema e bisedës ka qenë lufta ndaj korrupsionit, forcimi i institucioneve demokratike dhe investimet nga veriu në jug.
”Falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën për angazhimin e shkëlqyer në disa çështje kyçe që lidhen me marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, duke përfshirë format e fuqizimit të institucioneve demokratike, luftën ndaj korrupsionit dhe investimeve amerikane në vend, nga veriu në jug. Opozita e fortë është esenciale për demokracinë” – shkruan Yuri Kim në Twitter.
https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1487141729899790340?s=20&t=6zNE_4zuTvu2OA6DzK7llg