Dhjetëra policë nxjerrin për krahësh nga shtëpia banorët tek “5 Maji”

Pavarësisht rezistencës së banorëve prej ditësh, fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur shembjen e banesave në njësinë numër 4, për t’i hapur rrugë projektit të rindërtimit në zonën e 5 majit.

Në ndihmë të IMT-së në zonë, kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe pritet të shemben rreth 11 shtëpi. Të shumtë janë banorët që kanë kundërshtuar procesin por ata jane terhequr zvarre nga policia e cila i ka nxjerre jashte shtepive te tyre.

Ata kanë kaluar natën jashtë, ndërsa këmbëngulin se marrëveshja që bashkia ka bërë me ta nuk është e drejtë. Qytetarët kërkojnë dëmshpërblim dhe transparencë lidhur me projektet.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=266&loc=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2022%2F02%2F09%2Fshemben banesa te tjera te 5 maji policia rrethon zonen banoret e gdhine naten jashte video%2F&referer=https%3A%2F%2Flapsi

Një banor, me certifikatë pronësie në duar, ka hipur mbi mur dhe bën thirrje për të mos i shembur banesën. Pas disa minutash rezistencë ai është larguar me forcë nga policia dhe më pas fadroma ka nisur shembjen e banesës së tij.

Në total janë 102 objekte që duhen prishur për të vijuar punën me projektin e Rindërtimit, 60 prej të cilave tashmë janë prishur.

(Rilindja Demokratike)

Artikulli paraprakRëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Durrës, pas adoleshentit ndërron jetë edhe 13-vjeçari
Artikulli tjetërAksion ndaj korrupsionit në Napoli/ Në pranga dhe ish-gjenerali i Guardia Di Finanza (Lidhja me narkotrafikantët shqiptarë dhe pronat në Vlorë)